Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike të cilat zgjasin me ditë të tëra, u kanë ardhur në maje të hundës banorëve të fshatrave Mirosalë, Sojevë, Zllatar, Fshat i Vjetër e Bibaj, të cilët duke mos duruar këtë gjendje, kanë vendosur tu drejtohen të gjitha institucioneve në vend, duke ua bërë me dije për gjendjen e padurueshme me të cilën po përballen thuajse çdo ditë. Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar tha se dje kanë deponuar një ankesë në Kuvendin e Kosovës dhe në disa institucione të tjera të larta, përmes së cilës kanë kërkuar që atyre tu bëhet një zgjidhje, duke intervenuar në rrjetin e energjisë elektrike. Në të kundërtën banorët do të fillojnë me protesta duke bllokuar rrugët kryesore.
“Ne kemi dërguar një ankesë instiucioneve të nivelit qëndror e cila përmban shqetësimet tona dhe kërkesat tona të kahmotshme që kemi bërë për investime. KEDS, duhet të investojë në rrjetin e tensionit të lartë, që para lufte kemi pasur 4 trafo ndërsa tani kemi 30 trafo, që do të thotë se rrjeti i tensionit të lartë duhet të kalojë në 20 kV, pasi nuk mundet t’i përballojë dhe pas një ere të lehtë ne nuk kemi rrymë me ditë. Kjo gjendje ëhstë shumë e rëndë, poashtu edhe për bizneset që janë diku 120 biznese. Kërkesa kryesore është të ketë investime në rrjetin e tensionit të lartë dhe atë të ulët, dhe mos të kemi më probleme të tilla. Më 10 prill kemi mbetur 42 orë pa energji elektrike” – tha Sallahu.
Zyrtarë të lartë të KEDS-it, të cilët sot në
Ferizaj kishin ardhur jo për të rregulluar rrjetin e fshatrave në hall, por për
të mbjellur drunj të paqes, thanë se kjo kompani tashmë ka
investuar mjaft shumë në Ferizaj dhe në këto 5
fshatra. Ata deklaruan se KEDS-i nuk ka një shkop magjik për të
bërë mrekullira në afate rekorde.
“Për disa dekada nuk është investuar në atë pjesë nga askush. Ne me të ardhur, kemi filluar investimet masive në qytet dhe në fshatra, por ne nuk e kemi shkopin magjik që të gjitha çështjet t’i rregullojmë për 6 vjet. Edhe në atë pjesë kemi bërë përforcimin e rrjetit, poashtu edhe gjatë kësaj kohe do të punojmë për përforcimin e rrjetit dhe në një të ardhme jo të largët do të bëjmë riparimet e nevojshme. Është proces që do të adresohet, ne sigurisht i kemi prioritetet e kompanisë dhe prioritet për ne është numri më i madh i konsumatorve dhe gjendja më e keqe. Sigurisht se edhe asaj pjese do t’i vijë rendi. Nuk mund të themi sot ose nesër, është në proces dhe do të investohet edhe aty. Thashë edhe më herët, ka pasur investime aty, por do të ketë edhe kohës në vijim në një kohë të shkurtër dhe do të hyjmë me investime edhe aty, në një kohë jo shumë të largët” tha zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.
Për të shënuar ditën e planetit tokë, menaxhmenti i lartë i KEDS-it, së bashku me nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, sot kanë mbjellur lule dhe drunj dekorativ në oborrin e kësaj shkolle të mesme të Ferizajt .
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.