Connect with us

Ferizaj

Nderohet lufta dhe vepra e veteranit të UÇK-së, Gafurr Limani

Published

on

Në teatrin e qytetit të Ferizajt sot u mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Gafurr Limani nga Komogllava, i cili pas një sëmundjeje, dje ndërroi  jetë në moshën 45 vjeçare.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së në Ferizaj Rafiz Sejdiu, tha se ndarja nga jeta e Limanit është lajm i rëndë jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e njohën atë.

“Në fillimet e organizimit të UÇK-së, Gafurri ishte veçse i formësuar si ushtar, dhe në qershor të 98-ës shkoi në Shqipëri ku u furnizua dhe iu bashkangjit grupit  të komandant Ahmet Kaçikut, dhe u fut në Kosovë. Ofenziva e shtatorit në Jezerc apo siç njifet Epopeja e Jezercit, Gafurrin e  gjeti në pikën një. Gafurri ishte gjithëherë në radhët e para të UÇK-së. Pas ofanzifes së shtatorit, Gafurri u largua përkohësisht nga Kosova, shkoi në Shqipëri, por edhe atje nuk qëndroi duarkryq, iu bashkangjit shokëve të UÇK-së që vepronin atje. Me formimin e  brigadës 138, Gafurri u fut në radhët e saj, dhe ishte pjesëmarrës në të gjitha betejat e kësaj brgiade. Ju familjarë,  të ndjeheni krenar që patët një djalë të tillë, aq sa ndjehemi edhe ne që patëm një ushtar dhe bashkëluftëtar të tillë” – tha në fjalën e tij rastit, Rafiz Sejdiu.

Bashkëluftëtari Ylber Hajredini, tha se i ndjeri ishte një ushtar me moral të lartë dhe një luftëtar i sypatrembur në çdo betejë.

“Sot ne humbëm një shok, ku me 28 qershor të 98-së, në pamundësi për tu inkaudruar në luftë përmes Kosovës shkuam në Shqipëri dhe u armatosëm. Ishte një rrugë e gjatë, dhe vizita e parë së bashku me të ishte tek komandant Ferri, dhe aty pamë që edhe në Jezerc  lufta duhet të bëhet. Celulat  e para të Jezercit ishin më 19 korrik 1998, dhe komandanti formoi celulat e para në Jezerc, ku ishim diku 35 ushtarë por më vonë  u rrit. Gafurri do të jetë i paharrueshëm dhe një humbje shumë e madhe sepse ishte një moral për ushtarët e Jezercit” – tha bashkëluftetari Ylber Hajredini

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, tha se ky veteran i UÇK-së dhe  luftëtar i devotshëm, ishte edhe një punëtor i zellshëm.

“Ai nuk njifte mposhtje, nuk e njihte frikën  e vdekjes, hareja dhe sharmi i tij e dallonin nga të tjerët.  Ndonëse në gjendje të vështirë shëndetësore, ai insistonte të jetë i pranishëm në punë gjithnjë, dhe aty ku e kërkonte nevoja, e gjeje Gafurrin.  Veç kësaj, ai kishte dëshirë të rrëfente ngjarje të luftës dhe  vështirësive të jetës , kishte rrëfime të gjata dhe të dhimbshme, por na i thoshte gjithmonë me një delikatesë e më një humanizëm të mbrendshëm. Ai ishte i hareshëm, sidomos kur merrte udhëtime të gjata me artistë të Ferizajt. Ai ishte njeri i guximshëm, i pamposhtur, i cili fliste pa frikë edhe për vdekjen, të cilën gjë e konsideronte krejtësisht si një proces natyror”,- u shpreh drejtoresha Murati.

Në emër të familjes së veteranit të UÇK-së, porosinë për babanë e saj të ndjerë e dha e bija e tij, Blerina.

“Ne fëmijët dhe familja jemi krenarë që na mësove dhe na frymëzove se çka duhet bërë për lirinë e atdheut, dhe pastaj për  ndërtimin e shtetit tonë. Ne do të jemi gjithmonë krenarë për veprat tua dhe të shokëve të tu”, – tha Blerina Limani, e bija e veteranit Gafurr Limani.

Veterani i UÇK-së, Gafurr Limani, u varros sot në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Komogllavë të Ferizajt.

Mbledhja komemorative për Gafurr Limanin. Ferizaj, 17 Prill 2019 (TV TEMA)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending