Connect with us

Ferizaj

Komunizmi po troket në derën e komunës së Ferizajt

Published

on

Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë e Financa të Ferizajt, ndër pikat kyçe të diskutimit ishte propozim vendimi për miratimin e rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera që operojnë në Ferizaj.
Lidhur me caktimin e orarit të punës të veprimtarive të ndryshme, ekzekutivi tha se kjo rregullore është model ndërkombëtar, por anëtarët e opozitës thanë se kjo rregullore nuk është në harmoni me ligjin e punës. 

“Qëllimi i kësaj rregullore është që në bazë të kësaj rregulloreje përcaktohet fillimi dhe mbarimi i punës së shoqërive tregtare, afariste dhe veprimtarive të tjera biznesore që veprojnë në Komunën e Ferizajt. Ne i kemi përjashtuar nga ditet e diela vetëm veprimtaritë e industrisë përpunuese, dhe të gjitha veprimtaritë e tjera përveç veprimtaritë akomodimit, kryesisht të gastronomisë,  të gjitha do të jenë ditë pushimi, dhe përveç atyre që punojnë 24 orë, janë veçuar tregjet dhe barnatoret të cilat mund të punojnë edhe të dielave” – tha Zekir Bytyqi, Drejtor komunal i Zhvillimit Ekonomik.

“Duhet të jetë e përgaditur në bazë të ligjeve në fuqi dhe jo vetëm statuti i komunës dhe ligji për qeverisje lokale nuk është e majftueshme, por duhet të jetë i harmonizuar me ligje të cilat përveç që e përcaktojnë se si konstruktohet një marrëdhënie pune dhe cilat  janë detyrimet e punëdhënësit dhe punëtorit, kemi ligjin e punës, ligjin e ndërmarrësis dhe kjo është në kundërshtim me to”, – tha Burim Karameta, nga LDK.

“Këtë propozim që na e kanë dërgu neve vërtet është shumë i mangët, unë  e kam lexuar  një dy tri herë, sen vesh nuk kam marrë, sepse janë të përziera aq keq  që nuk mundet me i dallu kërkush. Në radhë të parë, duhet ta nënkuptojmë që me rregullore për orar të punës nënkupton që secili duhet ti përmbahet atij orari dhe ne me rregullore nuk mundemi t’ia përcaktojmë atij në pylltari dhe në bujqësi se sa duhet të punojë ai se nuk ka asnjë kuptim, ai punon sa të është nevoja dhe sa të është dritë, plus asaj mendoj që duhet të harmonizohet me ligjin e punës”, – tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

“Raporti mes biznesit dhe punëtorit rregullohet përmes ligjit të punës, dhe komuna nuk mund të involvohet  në atë raport, krejt ideja është me përcaktu një orar për veprimtari të ndryshme, kam vërejtje të mia edhe unë, por pasi që është draft do të diskutojmë në kuvend dhe diskutim publik” – tha këshiltari i PDK-së në KPF- Arian Imeri.


Përndryshe, propozim vendimi i ekzekutivit të Ferizajt thotë se bazohet në nenin 50 të statutit të Komunës së Ferizajt dhe në nenin 58 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale, mirëpo në asnjërin nga këto dokumente nuk përmendet se komunat kanë kompetencë për kufizim të së drejtës së bizneseve për punë përmes një rregullimi komunal.

Një tjetër propozim që sërish do t’iu bie në duar kuvendarëve ferizajas është vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për dhënie të dekoratave. Përfaqësuesi i LDK-së në komitet kishte vërejtje për mospërfshirje të çmimit “Finesa” me këtë rregullore.

“Propozimet e LDK-së nuk janë përfshi asnjë, në raportin e punës është paraqitur se janë ndarë  cmimi “Finesa” për disa regjisorë dhe për shkrimtarin Ismail Kadare, dhe si mund të votojmë pro një regullore të tillë, kur ne nuk jemi përfaqësu me propozoimet tona në këtë dokument.
“Të përkryer nuk ka asgjë dhe nuk besoj që mund të jetë ndonjë herë sa të ketë njerëz. Cmimi “Finesa”, nuk e di se cka nënkupton, me cka lidhet dhe cka përfaqëson ky çmim, unë nuk e di ku është simbolika e këtij çmimi, pse duhet të jetë ose pse jo”, tha Zariqi, AAK.

Në seancën e Kuvendit Komunal e cila është caktuar të mbahet në fund të  këtij muaji,  ekzekutivi komunal do ta shpalos raportin financiar për tremujorin e parë të këtij viti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending