Connect with us

Ferizaj

Dëshmitarët mohojnë se kanë shqyrtuar peticione

Published

on

Bekim Idrizi, ishte dëshmitari i cili u mor në pyetje gjatë paraditës së sotme në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën e Ferizajt, në gjyqin ndaj ish-drejtorit të urbanzimit të Ferizajt, I cili akuzohet  se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt.

Dëshmitari Idrizi, si anëtar i komisionit për hartimin e këtij plani dhe për shqyrtimin e ankesave, tha se ai në këtë komision ka qenë koordinator nga Drejtoria e Pronës , Kadastrit dhe Gjeodezisë për të dhënë kontributin e tij në këtë dokument të rëndësishëm komunal. Por përkundër që ishte koordinator, Idrizi disa herë u deklarua se nuk ka parë peticione të qytetarëve që kanë ardhur për PZHK-në dhe se nuk ka qenë shqyrtues i tyre, edhepse në raportin dhe procesverbalin e shqyrtimit të peticioneve gjendet edhe nënshkrimi i tij. “Peticionet veç çka kam ndëgju për peticione” –dësmoi Idrizi.

A janë shqyrtu peticionet e qytetarëve në mbledhjen e komisionit?”, parashtroi  pyetje prokurori Cerkini.

 “Jo prokuror, ne kemi marrë pjesë për PZHK, dhe nuk po di çfarë peticione aty janë shqyrtu, kur ata kanë ligjëru zyrat e Urbanzimit unë nuk di” – u përgjigj Idrizi.

A janë shqyrtu peticionet e qytetarëve kur ti ke qenë prezent?”- e precizoi pyetjen prokurori.

Jo. ” – përsëriti edhe një herë Idrizi.

Idrizi deklaratën se nuk kanë shqyrtuar peticione të qytetarëve e përsëriti disa herë, duke thënë se nuk e di arsyeshmërine dhe bazën e miratimit të PZHK-së. Krejt në fund të seancës, pasi i akuzuari Grainca i lexoi atij procesverbalin e fundit të shqyrtimit të peticioneve, dëshmitari dha deklaratë kunderthënese, duke deklaruar se i kujtohet ky tekst.

Më datën 09.08, ke marrë pjesë në një takim që është mbajt në zyrën time të komisionit, aty kemi shqyrtuar disa kërkesa dhe peticione dhe një përgjegjje e kemi thënë kësi soji: Komisoni është i mendimit se rruga “Astrit Bytyqi” pas lidhjes së saj me magjistralen Prishtinë -Shkup ka fituar në peshë ku mund të zhvillohet biznesi dhe rritet vlera e tokës, po ashtu një arsye tjetër është se në të njejtin kategorizim kemi paraparë edhe rrugët e kategorisë së njejtë sic është rruga “Rexhep Bislimi ” etj, po ashtu kam paraqitur edhe dy peticione. A të kujtohet kjo përgjegjje?” – pyeti i akuauzari Grainca.

Po.”, – u pergjigj dëshmitari.

Dëshmitari Idrizi, tha se ai përmbledhjen e draftit të PZHK-së e ka nënshkruar i vetëm në një zyrë ku është thirrur nga menaxheri i projektit Skender Baftiu, dhe jo në mbledhje së bashku me anëtarët e tjerë.

Takimet kanë qenë të rëndomta, kompania ka ligjëru me sllajde, kanë vazhdu disa javë, mirëpo sa i përket nënshkrimit të të gjitha këtyre i kam dhënë në zyrën projektuese jashtë mbledhjes“- tha dëshmitari.

Pas Idrizit, në pjesën e dytë të seancës, dëshminë e vazhduan dy anëtarë të tjerë të komisionit, Hazbije Murseli dhe Musa Ibishi, ngjashëm sikurse një numër i madh i dëshmitarëve të tjerë që dëshmuan më herët gjatë këtij procesi, thanë se ata asnjëherë nuk kanë shqyrtuar peticione të qytetarëve dhe se asnjëherë nuk kanë nënshkruar ndonjë procesverbal apo raport final të shqyrtimit të peticioneve por vetëm pjesëmarrjen, dhë këtë e përsëritën gjatë gjithë kohës, edhe përkundër që verifikuan nënshkrimet e tyre në këto raporte.

 “Veç pjesëmarrjen e kam nënshkruar, kurrë as peticion nuk kam parë, unë nuk kam nënshkruar, s’i kam pa vetëm pjesëmarrjen e kam nënshkruar“, deklaroi dëshmitarja Murseli.

Në proces shkruan se janë rishqyrtuar peticionet, përvec pjesëmarrjes a ke nenshkru edhe në fletë kur e ke parë paraprakisht procesin e shënuar se cka ka rrjedh në atë mbledhje?” – pyeti i dëmtuari Bekim Haliti.

Nuk më kujtohet që ka pasur proces, nuk më kujtohet që kam nënshkru proces“,- tha Murseli.

A i keni shqyrtu një për një peticionet?”, – pyeti Bekim Haliti.

Unë e ceka, peticion nuk kam shqyrtu se nuk është në domenin tim, kam qenë vetëm nga drejtoria e buqësisë për këtë lami kam qenë“,- u përgjigj Murseli.

Në dy mbledhje që i keni mbajtë si komision apo si koordinatorë, që janë shqyrtu vetëm ankesat dhe peticionet?” – I dëmtuari i parashtroi pyetje dëshmitarit të radhës Musa Ibishi.

 “Në mbledhjen e fundit, nëse është fjala që u përmend në gusht, aty e kam qitë nënshkrimin si pjesëmarrës a nuk kemi shqyrtu peticion a diçka“- deklaroi dëshmitari Ibishi.

 Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-drejtorit të urbanizmit te Ferizajt u caktua për datë 24 qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending