Connect with us

Ferizaj

Homazhe për Heronjtë e Koshares në 20 vjetorin e flijimit për atdhe

Published

on

Pasi u bënë homazhe dhe u vendosën lule tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, në fshatin Zaskok të Ferizajt, është mbajtur manifestim në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini, të rënë në kufirin shqiptaro – shqiptar.
Në shënimin e 20 vjetorit të rëniës së dy Dëshmorëve të Kombit, i pranishëm  ishte udhëheqësi i betejës së Koshares
Rrustem Berisha, komandant i brigadës “Agim Ramadani”, i cili tha se shumë të rinj e burra nga Ferizaj i’u bashkuan asaj beteje.

“Sot këta heronj që po i përkujtojmë dhe suksesi i betejës së Koshares është i lidhur ngushtë me kontributin e këtyre dëshmorëve që sot po i përkujtojmë. Jam shumë krenar që Ferizaj me një numër të madh të luftëtarëve, diku 390 ushtarë nga Ferizaj kanë marrë pjesë në Betejen e Koshares, edhepse nëpër qytete tjera thonë se Ferizaj nuk ka kontribuar në luftë, kjo nuk është e vërtetë, Ferizaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, unë di vetëm për betejën e Koshares por ka edhe në beteja të tjera” – tha në fjalimin e tij Rrustem Berisha.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, tha se dëshmorët kanë vënë gurët e themelit të lirisë që e gëzojmë, derisa përmendi se kjo qeveri lokale themeloi Muzeun e kujtesës i cili do të ruajë vlerat e luftës.


“Dua të përmend edhe vendimin për themelimin e Muzeut të Kujtesës, ku më në fund familjet e  dëshmorëve dhe veteranët do të kenë mundësi t’i ruajnë kujtimet dhe të prezantojnë vlerat e luftës, ku do të mund t’u ofrojnë qytetarëve të njohin të kaluarën dhe luftën e lavdishme të UÇK-së“,- tha Kristina Gashi- Bytyqi.

Nënkryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës, Luan Jahiri, në fjalën e tij të rastit, tha se gjeneratat e reja duhet të dijnë gjithmonë se liria e tyre u pagua shtrenjtë.

“Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës në këtë betejë hisotrike bëri që të shembet muri i krijuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Humbëm shumë shokë në beteja, por krenaria që na lanë dëshmorët mund dhimbjen që e kemi“- tha Jahiri.

Rrugëtimin e dëshmorëve Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini deri në altarin e lirisë e tregoi drejtori i shkollës së Zaskokut, i cili tha se këta dy dëshmorë lanë jetën e mirë në perëndim për t’iu bashkangjitur UÇK-së, dhe për të bërë sakrificën sublime për atdheun e tyre.
Gjatë ditës së sotme, në 20 vjetorin e rënies, tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Trending