Connect with us

Ferizaj

Vendosjen e posterëve para nisjes së fushatës, KKZ e quan parapërgatitje

Published

on

Subjektet politike janë kujdesur mjaft mirë që fotografitë e kandidatëve për kryeministër dhe atyre për deputetë, t’i vendosin në vendet më të frekuentuara të Ferizajt.

Kështu, ende pa hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore, qytetarët kanë parë duke u vendosur posterë gjithandej qytetit, mirëpo për këtë në Komisonin Komunal Zgjedhor në Ferizaj, thonë se aktivistët e partive kanë qenë duke i bërë përgatitjet për vendosje. Kryetari i këtij komisioni Shaban Rexha, tha se fushata ka nisur mbarë, megjithëse problem për subjektet politike ka paraqitur zënia e vendeve më të frekuentura për t’i vënë posterët.

 “Nuk kemi pasur informata zyrtare të paktën, por ato parapërgatitjet që janë bërë para se me u bë ora 00:00 ka mundur të bie ndesh me fushatën zgjedhore, mirëpo shpalosja e atyre posterëve është bërë saktë në orën 24:00. Problemi kryesor është mungesa e vendeve publike ku do t’i vendosin posterat e tyre apo sloganet, komuna e Ferizajt i ka disa vende publike, mirëpo nuk ka për të gjithë dhe aty është gara pasi secili pretendon të jetë i pari”, tha Rexha.

 Rexha, tha se subjektet politike e kanë nënshkuruar kodin e mirësjelljes dhe pret që ta respektojnë atë, në të kundërtën do të pasojnë gjobat.

“Mekanizmi kryesor është ankesa e cila mund të bëhet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që është organ, të themi gjykatë e zgjedhjeve, është organ i përhershëm i cili vepron që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe të gjitha përgatitjet e zgjedhjeve i përcjell, të gjitha ankesat që bëhen të subjekteve politike nga certifikimi dhe nga kandidimi, nominimit, fushatës zgjedhore deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Aty është organi ku mund të drejtohen subjektet politike, organizatat, shoqëria civile, mediat, të gjithë ata të cilët janë të kyqur në zgjedhje apo edhe monitorojnë për zgjedhjet, të gjitha  mund t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili merr vendim brenda 72 orëve në lidhje me rastin në fjalë“, tha Rexha.

 Ndryshe, numri i votuesve në Komunën e Ferizajt për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor, është mbi 112 mijë ku 3500 janë votues të rinj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending