Connect with us

Ferizaj

AKR hap fushatën në Ferizaj

Published

on

Një ditë pas hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme paralamentare, Aleanca Kosovare e Re mbajti një tubim me qytetarët e Ferizajt. Përfaqësues të këtij subjekti, thanë se  AKR-ja është  partia e vetme që e ka përgatitur planin për zhvillimin  e vendit dhe se sipas tyre vetëm AKR-ja mund ta luftoj korrupsionin.

“Jemi ne ata që luftojmë korrupsionin, ata të cilët nuk e zhvatin Kosovën, që e ngritin zhvillimin ekonomik, është AKR,  kurrë dikush qe eshte i korruptuar nuk mund ta luftoj ate. AKR eshte  e paster dhe ne jemi garancë per ju, prandaj qytetarë mos dëgjoni shumë demagoxhi, ata qe flasin shume nuk bejnë pune”, tha Pacolli.

 Kurse, Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, parti kjo e cila është në koalicion me AKR-në dhe Nisma, tha se këto parti do ta shpëtojnë Kosovën nga korrupsioni e nepotizmi.

“Duhet të jemi të vëmendshem, duhet patur kujdes se kush votohet, koalicioni jone eshte mbledhur per të ofruar kuadro të deshmura, si garancë qe premtimet tona do të realizohen“, tha Agani.

Koordinatori i deges së AKR-së në Ferizaj, Ibrahim Hyseni, tha se presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli bëri shumë për Kosoven.

“Është personi i cili punësoi shumë punëtorë e që ndihmoi në zhvillimin e  Kosovës“, tha Hyseni.

Në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga  Aleanca Kosova e Re në Ferizaj, janë Ekrem Mustafa dhe Sedat Ismajli.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending