Thirrje për aplikim për grante për OJQ-të

”Balkan Green Foundation” në bashkëpunim me ”Institutin për Politika Zhvillimore”, kanë mbajtur një takim me organizatat joqeveritare të Ferizajt, të cilave u kanë bërë thirrje që të aplikojnë për grante që financohen nga Bashkimi Evropian, vlera e të cilave fillon nga  5 mijë deri në  15 mijë euro.

“Kjo është një thirrje e hapur për organizatat e shoqërisë civile dhe të drejtë aplikimi kanë të gjitha organizatat nga më të voglat apo ato që janë themeluar para dy viteve dhe që kanë aktivitete. Është e hapur në gjithë Kosovën dhe kjo është thirrja e tretë që po e bëjmë deri tani, kemi pasur një numër të madh të përfituesve dhe presim që të shtojmë ende pasi në këtë thirrje do të ndajmë 17 grante të vogla dhe 3 të mesme dhe fokusi është që të punojmë në ato 3 fusha që janë kryesore të thirrjes, mbrojtja e mjedisit, energjia e gjelbër dhe  ekonomia qarkore“, tha Learta Hollaj.

Hollaj, tha se përparësi do t’iu jepet ideve origjinale të cilat ndikojnë në  përmirësimin apo ndërgjegjësimin e komunitetit në pëgjithësi.

”Ne jemi duke kërkuar ide origjinale, mund të  jetë një vazhdimësi e një aktiviteti të mëhershëm që tregon një vlerë të shtuar në këtë thirrje në kuadër të këtij projekti, por inkurajojmë që kushdo që aplikon të propozoj ide kreative e inovative, por mbi të gjitha që të jenë të rëndësishme për komunitetin“, tha Hollaj.

Afati i fundit për të aplikuar për këto grante është deri më 31 tetor 2019.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90