Connect with us

Ferizaj

Mbahet Panairi i Sporteve në Ferizaj

Published

on

Karateistë, boksierë, notarë, gjimnastë e sportistë të tjerë të sporteve të ndryshme, performuan sot para qytetarëve të Ferizajt në hapjen e Panairit të Sporteve që u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

 Përfaqësuesit e klubeve ferizajase, thanë se ky panair promovon sportet dhe klubet si dhe u krijon mundësi fëmijëve të shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve. Megjithatë, atyre nuk u pëlqeu organizimi, për çka thanë se janë njoftuar tek mbrëmë për këtë aktivitet dhe nuk u është dhënë mundësia të përgatiten.

“Paniret janë të mira pasi qytetarët shohin sporte të ndryshme për së afërmi dhe janë të mira“, tha Faton Asllani nga klubi i notit ”Ferizaj”.

“Njoftimi është bërë me vonesë, organizimi nuk ka qenë siç e kemi planifikuar, nxënësit janë në shkollë dhe ata të cilët punojnë, por prapë e ka efektin e vet edhe pse do të duhej të ishte më mirë i organizuar“, tha Gani Mahlla nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

“Me të thënë të drejtën më kishin pas shkruar në viber dhe mbrëmë më ka thirrë Bashkimi megjithëse problem me ardhë ata më të mirët pasi janë në shkolla dhe nuk patëm mundësi t’i lajmërojmë“, tha Jetish Hetemi.

 Përfaqësues të klubeve sportive në Ferizaj, theksuan problemet me të cilat po ballafaqohen.

“Klubi notit në Ferizaj bën ushtrime në qytete të tjera, bëjmë disa kilometra larg vetëm për ushtrime, neve na duhet një pishinë, pasi ka mjaftë të interesuar për notin“, tha Faton Asllani.

“Mbështetje financiare nuk kemi as prej shtetit e as prej militetit, për nga infrastruktura klubet pa pasur salla, pajisje rezultati nuk mundet me qenë, por ne jemi munduar ta dëshmojmë veten si klub i karatesë pavarësisht këtyre”, tha Gani Mahalla.

 Ky është edicioni i pestë i Panairit të Sporteve që ka organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës. Organizimi i këtij aktiviteti sivjet rastisi me 5 vjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending