Connect with us

Ferizaj

Për një vit në Spitalin e Ferizajt lindën mbi 1600 foshnje

Published

on

Vitin që lamë pas, në Repartin e Gjinekologjisë së Spitalit Rajonal të Ferizajt, lindën 1627 foshnje, që krahasuar me vitin 2018 i bie se në vitin 2019 pati 100 lindje më shumë.

Udhëheqësi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital Bajram Syla, tha se lindjet në këtë repart do të ishin në numër më të lartë sikur të kishin kapacitete më të mëdha.

“Në raport me gjininë kanë qenë 833 meshkuj dhe 796 femra, që është një raport 1.05, që është raport standard. Prej lindjeve 247 lindje kanë qenë me operacion, kurse të tjerat lindje normale. Gjatë gjithë vitit kemi pasur vetëm një rast ku ka vdekur fëmija gjatë lindjes, kurse raste të tjera nuk ka pasur, pasi rastet më të komplikuara i referojmë më herët në Prishtinë për shkak të kushteve që i kemi siç është mungesa e hapësirës“, tha Syla.

Sipas Sylës, viteve të fundit vërehet rënie e natalitetit.

 “Trendi në rënie është në përgjithësi në Kosovë, në të gitiha spitalet e Kosovës çdo vitë ka një numër më të vogël të lindjes, por tek ne nuk vlen dhe shumë pasi e kemi një regjion më të madh, ne dërgojmë shumë raste në Prishtinë, por Ferzaj ka me pas një numër më të madh të lindjeve kur të kemi spitalin e ri, përndryshe në përgjithësi në Kosovë trendi i lindjeve është në rënie  dhe për këtë janë disa probleme si migrimi, zhvillimi ekonomik, që janë faktorë që ndikojnë në numrin e lindjeve, më së shumti është zhvillimi ekonomik dhe emancipimi i femrës. Ne fatmirësisht ende jemi duke shkuar në rritje, por krahasuar me  15-20 vite më parë faktikisht jemi 25% më pak”, tha Syla.

Sa i përket grupmoshave të lehonave që kanë lindur në këtë repart, Syla tha se ka mbizotëruar mosha 30 vjeçare, por kanë pasur edhe lehona nën moshën 18 vjeçare dhe mbi 45 vjeçe.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending