Connect with us

Ferizaj

Ferizaj shënon Ditën e Veteranit

Published

on

Me rastin e Ditës së Veteranit, krerë politik, veteranë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj. Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve në Ferizaj, Luan Jahiri tha se kjo ditë simbolizon lirinë që kemi sot.

“Ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës festojmë Ditën e Veteranit. Kjo ditë përket me 28 ditë përpara, me sulmin e parë me familjen Jashari andaj ne jemi krenarë që nga ajo ditë e sot festojmë lirinë që kemi sot, gëzojmë me një epitetë veteranë të luftës, epitet i shenjtë për ne ushtarët që kemi qenë në luftë dhe besoj që kjo ditë, por edhe shumë vite të tjera me këtë liri që e gëzojmë do të jemi krenarë vazhdimisht dhe Kosova do të ecë përpara“, tha Luan Jahiri.

Gjendjen e veteranëve pas luftës në Kosovë, Jahiri në përgjithësi e vlerësoi të mirë.

“Në përgjithësi gjendja e veteranëve sot 20 vite pas luftës është në suaza të mira, ka pakënaqësi, ka veteranë që kemi ende të papunë, ka veteranë që kanë rregulluar jetën e tyre, janë në punë shtetërore, në punë private me bizneset e tyre, gjithmonë mundohemi të gjejmë veten aty ku jemi. Mendoj që në një masë jemi të kënaqur me atë që kemi, por mbi të gjitha e thashë edhe më herët është ajo që sot ne po jetojmë, është liria që po e gëzojnë fëmijët tanë, një liri që askush nuk e ka menduar më herët e kjo na shtynë që të mendojmë vetëm për mirë”, tha Luan Jahiri.

Ndërsa, Abdulla Musliu, veteran i luftës në Kosovë, shpreson që edhe brezat e rinj ta kujtojnë këtë ditë të rëndësishme historike.

“Siç dihet sot është 30 dhjetori, Dita e Veteranit ku në familjen Jashari për herë të parë ndodhi sulmi nga forcat serbe dhe nga ajo kohë kanë filluar grupet ilegale derisa është strukturuar edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kur doli në skenë me 28 nëntor në vitin 1997, kur edhe filloi lufta siç thonë zyrtarisht dhe për liri ranë shumë dëshmorë dhe nga ajo ditë ne e festojmë këtë ditë dhe do ta festojmë gjithherë, besoj që edhe brezat e rinj do ta festojnë dhe do ta kujtojnë si ngjarje e rëndësishme historike. Unë shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë veteranët, t’ua uroj këtë ditë e në veçanti familjet e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe ditën e sotme”, tha Abdulla Musliu.

Për të nderuar familjen Jashari dhe dëshmorët që ranë gjatë luftës në Kosovë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending