Connect with us

Kosovë

Familja tetë anëtarëshe bëhet me shtëpi të re

Published

on

Shoqata humanitare “Feniks”, sot ka përuruar shtëpinë e parë për këtë vit. Përfituese e kësaj shtëpie është familja tetë anëtarëshe e Abaz Krasniqit nga fshati Qallapek i komunës së Lipjanit. Iniciatorja për ndërtimin e kësaj shtëpie për familjen Abazi, Flora Gashi, tha se duke e parë gjendjen e rëndë në të cilën jetonte kjo familje, ka vendosur të kërkoj ndihmë për të.

“Iniciativa ka filluar kur Zana Krasniqi, e zonja e shtëpisë, ka filluar të kërkoj ndihmë nëpër grupe të ndryshme në rrjete sociale, një vit rresht ka kërkuar ndihmë, por nuk e ka përkrah askush, as komuna, as ndonjë njeri dhe vendosa me ardhë me vizitu dhe e pashë gjendjen se ku jetonin dhe bashkë me shoqet e mija kemi lobu nëpër grupe të ndryshme dhe donatorë që kemi hasur është një grup nga Suedia”, tha Gashi.

Ndërsa, donatori Avdullah Krasniqi, tha se humanizmin do ta vazhdoj edhe më tej.

“Ndjenjat janë shumë të mira kur një familje gëzohet dhe së bashku me dy shokë të tjerë mundohemi të ndihmojmë familje dhe kur ke vetë fëmijë e kupton edhe gjendjen e të tjerëve”,theksoi Krasniqi.

Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, tha se tashmë kanë vënë gurthemelin edhe për disa shtëpi dhe kjo po bëhet falë njerëzve të vullnetit të mirë.

Kemi shtëpinë e  dytë që do ta lëshojmë në Shqipëri ku motrat tona nga Suedia dhe diaspora kanë grumbulluar 14 mijë e 500 euro dhe shumë shpejtë do të gëzohet edhe ajo familje si kjo sot, po ashtu “Eli-Abi” ka filluar edhe dy shtëpi të tjera,  po ashtu edhe katër të tjera është duke i marrë për me i ndërtu, unë i falënderoj të gjithë donatorët që na përkrahin dhe këtë besim e kemi fituar me punë dhe vepër e jo me fjalë”, u shpreh Jashari.

Falënderues ndaj kontribuuesve që e bën me shtëpi të re u shpreh kryefamiljari Abaz Krasniqi, i cili tha se  me forca të veta asnjëherë nuk do të mund ta ndërtonte këtë shtëpi.

“Falë donatorëve, bamirësve u bëra me shtëpi të re dhe jam i kënaqur, falënderoj Zotin së pari, mandej Flora Gashin e cila ka qenë dy herë na ka vizitu e ka pa gjendjen, unë me një social nuk kisha mundur kurrë me pa kësi shtëpie, falënderoj të gjithë, Avdullah Krasniqin, po ashtu edhe “Feniks”-in, që ka dhënë kontribut në ndërtim dhe nuk ka kursy asgjë”,tha  Krasniqi.

Shoqata humanitare “Feniks”, vetëm gjatë vitit të kaluar ka ndërtuar 24 shtëpi, ndërsa që nga themelimi kjo shoqatë ka bërë me kulm mbi kokë 223 familje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Normalizohet plotësisht komunikacioni në pikën kufitare “Bllacë”

Published

on

Prej orës 9:00 të mëngjesit, është normalizuar plotësisht komunikacioni në vendkalimin kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut në Bllacë.

Komunikacioni u ndal gjatë ditës së hënë për shkak të rrezikut nga zjarrit që shpërtheu pranë pikës kufitare. Vatra e zjarrit është ende aktive, por nën kontroll, derisa autoritetet maqedonase po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar plotësisht.

Qarkullimi për automjetet e udhëtarëve po zhvillohet normalisht në dy drejtimet, në mënyrë alternative për maunet, ndërsa ende është e ndaluar lëvizja për automjete transportuese me tenda, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Continue Reading

Kosovë

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 43-të për konstitumin e Kuvendit

Published

on

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit edhe në vazhdimin e 43-të të seancës, pasi  si  edhe herëve tjera, deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces jo kushtetues.

Kësaj radhe, për themelimin e komisionit votuan 55 deputetë.  Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.

Continue Reading

Trending