Connect with us

Ferizaj

Propozohet ndryshimi i parcelës për varrezat e qytetit

Published

on

Ndërrimi i parcelës për varrezat e qytetit nga fshati Balaj në Fshatin e Vjetër, ishte propozim-vendimi i cili ngjalli debat në mes pozitës e opozitës në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, tha se ky ndryshim po bëhet meqë, sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës e ka kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se në Fshatin e Vjetër ekziston një parcelë prej 5 hektarësh, e cila për një kohë jo shumë të gjatë e zgjidh problemin e varrezave.

“Qëllimi im është i qartë, varrezat ku kanë qenë të destinuara më herët parcela 122 dhe disa parcela të tjera që nuk kanë qenë të destinuara, por kanë qenë të parapara për varreza, nuk po mund të realizohen për shkak të situatave të krijuara për shkak të FSK-së dhe banorëve të cilët kanë kundërshtu, por megjithatë fakti kryesor është FSK-ja”, tha Aliu.

Ndaj këtij propozim-vendimi reagoi opozita. Anëtarët e këtij komiteti nga LDK-ja, thanë se ndërrimi i parcelës po bëhet për faktin që kryetari Agim Aliu vjen nga fshati ku ishte paraparë zhvendosja e varrezave të qytetit.

 “Po kërkoj sinqeritet edhe një herë, me thanë që ne nuk kemi qasje të mirë ndaj të vdekurve tanë, dojna me i përplas diku tjetër dhe nuk po dojmë m’i lanë te vendi nga vjen kryetari, nën 2  dojna mi thy ligjet e planifikimit dhe PZHK-së për shkak të realizimit të qëllimeve tona dhe ne funksionojmë me standarde të dyfishta, kjo do të thotë se kur po ju vyejnë po thirreni në kapacitete të madhësisë të lokacionit, për spitalin nuk  e keni pas problem me ndërru atje 8 hektarë me më pak se 2 hektarë, tash po thirreni se ju vynë tokë më shumë për varreza”, tha Burim Karameta.

 “Një aktivitet nuk mund të realizohet për ndonjë arsye nëse dalin probleme financiare apo ndonjë problem tjetër ai aktivitet mundet mu anulu pas një viti, kështu thuhet në Ministri, por drejtor kërkund nuk thuhet që vendimi të ndryshohet, ju në dy raste edhe rasti i spitalit edhe i varrezave jeni duke bërë ndryshim të lokacionit që ligji nuk e lejon, ligji thotë se nuk mund të ndryshohet PZHK-ja brenda 8 viteve, ju jeni duke bërë ndryshim, ju jeni duke bërë shkelje të ligjit”, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

 “Unë kam kërku me u bë përmirësime teknike, e të gabimeve që janë futur në PZHK, me qëllim apo pa qëllim që janë bërë, përndryshe strategjia nuk ndryshohet, qysh mundemi me ndryshu strategjinë që duhet me pas varreza 15 hektarë që shkruan karshi banorëve, qysh mundesh me ndryshu strategjinë që duhet me pas spital, unë me një debat publik që e kam pas për harta zonale, njerëzit kenë t’u vra për një parcelë ku në PZHK e keni qit çerdhe, ishin në gjendje edhe me u vra në tubim publik, këto po duhet me i përmirësu, ka qenë planifikim paushall dhe unë jam duke u munduar me minimizu këtë problem, pak me harta zonale, pak me naj përmirësim me ndreq me gjetë rrugë, ju po jeni këmbëngulës që PZHK-ja nuk ndreqet”,tha Aliu.

 “Me qenë në vend të juajin nuk isha ni krenarë për PZHK-në”, ndërhyri kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi.

“Nuk jemi krenarë për PZHK-në, por nëse ka shkelje ligjore le të kthehet PZHK-ja dhe të bëhet PZHK e re, nuk jam kundër, unë jam vetëm me u zbatu ligji”, u përgjigj Imri Hashani.

Ndërsa, ai që qeverisi me LDK-në dhe tani po bashkëqeverisë edhe me PDK-në, nuk u pajtua me asnjërën palë.

“Unë nuk mund të pajtohem me diskutimet parapake të asnjërës palë, për arsye se shumë po thirreni në ligj sikurse të ishit perfekt, nuk është e vërtet se ligji ndalon ndërhyrjet në PZHK, por e vërtet është se nuk ka mundësi rishikim të bëhet në PZHK, por në parcela të caktuara varësisht nga interesi i qytetarëve dhe i qeverisë komunale mund të ketë ndërhyrje të caktuara në PZHK dhe pikërisht për këtë nuk ka  pas ndërhyrje nga ministria  që vendimi i fundit për spital është jo i ligjshëm, sikurse po pretendon Imria, po të ishte i paligjshëm do të ishte një shkresë nga ministria se vendimi i kuvendit është antiligjor dhe derisa nuk ka një reagim të tillë ju nuk keni të drejtë me thanë antiligjor, nuk mund të konstatohet edhe ajo që thotë drejtori se PZHK është i keq, nuk është e vërtet dhe nuk është antiligjor, mund të ketë gabime dhe po të ishte antiligjor ministria do të reagonte dhe do ta anulonte dhe përderisa nuk është anulu ai është konform rregullave dhe ligjit në fuqi”, tha Xhavit Zariqi.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa i kanë proceduar Kuvendit Komunal edhe disa pika të tjera, ndër to raportin financiar për periudhën Janar-Mars 2018 dhe platformën qeverisëse 2017-2021.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending