Connect with us

Ferizaj

Kolegji ‘’Universum’’ ndan 50 bursa

Published

on

Kolegji ‘’Aga Xhite’’ dhe ‘’Universum’’ ka ndarë 50 bursa për nxënësit e klasave të pesta dhe të nënta të shkollave fillore të Ferizajt, Kaçanikut dhe Vitisë. Fituesit e këtyre bursave iu nënshtruan një testi me pyetje nga lënda e matematikës, gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, në të cilin kishin marrë pjesë 400 nxënës.

 “Këto bursa të ndara nga fondacioni ‘’Aga Xhite” për nxënësit me rezultate më të mira do t’iu ndihmojnë për një shkollim më alternativ, më ndryshe gjatë vijimit të shkollimit të mëtejmë të vitit shkollor 2018-2019 dhe është një mundësi pikërisht që t’iu bashkëngjiten kolegjit“Universum”, tha Sedat Berisha, drejtor i kolegjit ‘’Universum’’.

Të kënaqur për ndarjen e këtyre bursave u shprehën edhe nxënësit fitues.

“Unë jam nxënëse e  shkollës “Ismail Qemajli”, kam marrë pjesë në kuiz diturie, kam arrit me fitu bursën, falënderoj mësuesen time, po ashtu edhe shkollën “Universum” për mundësinë që ma ka dhënë, gjithmonë do të mësoj për të arritur edhe më shumë” u shpreh nxënësja Erina Sahiti.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Halit Ibishi” në fshatin Cërrnillë,  Halit Grainca tregoi për bashkëpunimin që kanë me këtë kolegj.

“Ka vite që bashkëpunojmë këtë shkollë dhe marrim elemente  të cilat ne në shkollat publike na mungojnë, por e shohim se këtu ka kushte më të mira infrastrukturore, por ndoshta edhe me kuadër të kualifikuar dhe tani të trajnuar, mirëpo pavarësisht aty ku ka angazhim ka vullnet e motiv dhe kurrë nuk mungojnë sukseset”, tha drejtori i shkollës “Halit Ibishi”.

Garën e diturisë  “Universiada” që rezulton me ndarjen e bursave, kolegji “Aga Xhite” dhe “Universum” e organizon që disa vjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending