Connect with us

Ferizaj

Edhe sivjet nxënësit të painteresuar për shkollat profesionale

Published

on

Afati i parë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme të komunës së Ferizajt tashmë ka përfunduar. Edhe këtë vit drejtimet më të pëlqyera kanë qenë ato të gjimnazit shkencor dhe të mjekësisë, duke bërë kështu që numri i nxënësve të paraparë të regjistrohen këtë vit në këto shkolla të plotësohet qysh në afatin e parë të regjistrimit.

 “Në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbrit” në gjimnazin shkencor tashmë numri është plotësuar nga 448 nxënës që janë dashur të pranohen sipas kriterit që kemi vu ne, ku nga 28 nxënës do të jenë nëpër paralele nga gjithsej 16 paralele, aty ka qenë një konkurrencë mbi 500 nxënës dhe tashmë janë përfshi mbi 90% të nxënësve, njëjtë e kemi pasur edhe në shkollën e mjekësisë “Elena Gjika”, ku dje janë shpallur rezultatet ku kanë qenë mbi 300 nxënës që kanë konkuru në 5 drejtime dhe në këto 5 drejtime janë pranuar 140 nga ta, ndërsa gjendjen më mirë  e kemi në gjimnazin “Shaban Hashani’, aty ende nuk është plotësu numri dhe do të ketë afat të dytë, njëjtë e kemi edhe në shkollat e mesme profesionale ku ka vende të lira, po ashtu edhe në shkollën e mesme ekonomike aty ka mbet edhe pak hapësirë për t’u regjistruar në afatin e dytë”, tha drejtori i Arsimit Afrim Llabjani.

Si shqetësim të përvitshëm Llabjani përmendi interesimin e ulët të nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme profesionale, edhe pse mundësitë që japin ato për vetëpunësim janë shumë të mëdha.

“E njëjta sfidë është duke na përcjellur edhe këtë vit, por nga informacionet që kemi nga të dy shkollat profesionale teknike dhe të bujqësisë, këtë vit ka qenë pak më mirë, sidomos në shkollën e teknikës ku janë regjistruar mbi 150 nxënës, ndërsa në shkollën “Zenel Hajdini” tani më ka kaluar numri 70 dhe pasi ne jemi konsistent atëherë nxënësit do ta shohin si alternativë dhe mendoj se do të jetë alternativë e mirë dhe kërkoj edhe nga prindërit që të ndikojnë tek fëmijët, t’i orientojnë ata në arsimin profesional pasi është një mundësi  e mirë për vetëpunësim”, tha Llabjani.

Këtë vit shkollën fillore e kanë përfunduar afër 2 mijë nxënës, ndërsa numri i atyre që janë regjistruar nëpër shkollat e mesme ende nuk dihet.

Afati i dytë për regjistrim do të jetë gjatë muajit gusht.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Trending