Connect with us

Ferizaj

Në fund të gushtit pritet të nis projekti “Bashkimi i Qytetit”

Published

on

“Bashkimi i Qytetit”, titullohet projekti që pushtetarët e Ferizajt po e konsiderojnë si më të madhin që deri më tani ka planifikuar ta zbatojë komuna e Ferizajt. Ky projektet ambicioz që përfshin zgjerim, rregullim, rrethrrotullim dhe nënkalim, do të shtrihet prej rrugës “Ahmet Kaçiku”, e deri tek kryqëzimi i rrugëve ‘’Naim Beka’’ dhe ‘’Epopeja e Jezercit’’. Ky projekt i madh u prezantua sot para një numri të vogël të të interesuarve. Drejtues të pushtetit thanë se projekti tani është në fazën e tenderimit, ku komunarët po presin ofertues serioz për këtë investim kapital për qytetin. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se  ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi që do të bëj transformimin urban të qytetit dhe do të ngritë sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve në qendër të Ferizajt.

“Siç e patë nga prezantimi projektuesi i ka paraparë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ekzistuese të terrenit dhe ky projekt do të realizohet ashtu siç është paraparë në projekt. Ndryshe, ne kemi nënshkruar një memorandum me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ata do të jenë financues të këtij projekti sikurse edhe shumë të tjerë që janë duke i mbështetur për komunën e Ferizajt. Mos rishikimi i buxhetit nuk do ta rrezikojë realizimin e këtij investimi, sepse tashmë mjetet janë të siguruara nga Ministria e Infrastrukturës dhe ne po besojmë se nga fundi i gushtit veç do të fillojë puna në praktikë dhe është projekt dy vjeçar”, tha Bytyqi.

Para të pranishmëve projekti ‘’Bashkimi i Qytetit’’ u prezantua nga arkitekti ferizajas Arsim Murseli. Ai tha se pavarësisht vështirësive që do të paraqiten gjatë realizmit të këtij projekti, projektuesit kanë paraparë që gjithçka të zbatohet në përshtatshmëri me terrenin.

“Fillimisht është bërë incizimi i terrenit dhe në bazë të kuotave të nivelit të terrenit dhe gjendjes ekzistuese me pas u hartua edhe ky projekt. Vështirësia është se vet puna do të bëhet në pjesën më frekuentuese të qytetit, kjo është vështirësia e parë që mund të jetë, sfiduese është hekurudha, por ajo është treguar se projekti mund të zgjidhet pa u ndërprerë ajo fare, te nënkalimi i këmbësorëve”, tha Murseli.

Se a ka firma serioze dhe me kapacitet të plotë për ta realizuar këtë projekt ambicioz të pushtetit aktual, komunarët  po shprehen optimist.

“Besoj që komuna e Ferizajt është e njohur për numrin e kompanive që merren me ndërtime, kemi shumë kompani serioze që punojnë në këtë lloj të veprimtarisë, por që nuk janë të përjashtuar edhe ata të komunave të tjera, por prapë se prapë ne do të donim që tenderin ta fitoj ndonjë kompani e këtushme”, tha Arbër Bytyqi.

U tha se tenderi për këtë projekt që kap koston prej 6 milionë euro  do të shpallet me 20 korrik , ndërsa parashihet të përfundoj brenda dy viteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending