Connect with us

Ferizaj

Greva e punëtorëve të gjykatave shqetëson qytetarët

Published

on

Për një seancë gjyqësore që e pati dy ditë më parë, bashkatdhetaria Mevlide Ilazi erdhi nga Zvicra, mirëpo një e tillë nuk u mbajt për shkak të grevës së administratës që po mbahet në këtë institucion. Për këtë zonja Ilazi dhe shumë qytetarë të tjerë po ankohen për punët që s’po mund t’i kryejnë jo për fajin e tyre.

“Kur erdhëm s’ka gjykim, shkova në pushim më thanë hajde me 6 kur u ktheva prapë s’ka se qenka greva. Më thirrën në telefon gjysmë ore përpara, ju thash kjo nuk është e drejtë, nuk më keni lajmëruar më parë unë erdha nga larg për ta respektu datën e gjykimit, gjykatën e shtetin por kot. Më vjen keq që po shprehem kështu, por ndoshta po dihet për kënd po flas, është marre me ta pa në konak e lëre ma në krye të shtetit. Neve janë duke na maltretuar”, tha Ilazi.

Ndërkaq, në Gjykatën Themelore të Ferizajt janë të vetëdijshëm që ankesat e qytetarëve çdo ditë e më shumë do të rriten, por sipas tyre, greva do të vazhdoj deri në përmbushjen e kërkesave që kanë për rritje të pagave.

“Po kemi raste që ankohen, por kemi edhe të tilla që janë shumë urgjente dhe po i kryejmë, për shembull sot e kemi pasur një mërgimtar të cilit i është dashtë urgjent një vërtetim për nën hetime dhe zyrtarët tanë ia kanë kryer këtë shërbim. Ndërsa rastet e gjykimeve dhe dokumenteve tjera që kërkohen normalisht nuk mundmi me i kry për shkak që zyrtarët e gjykatës janë në grevë”, tha zëdhënësja e këshillit grevist  Arbelinda Tahiri .

Tahiri ka njoftuar se rastet që kanë të bëjnë me gjykime emergjente janë duke vazhduar, pavarësisht grevës që po zhvillohet.

“Çështjet që janë më urgjente do të thotë paraburgimet, masat e fshehta, vazhdimet e paraburgimeve ato duhet dhe janë duke u kryer”, tha Tahiri.

E derisa zyrtarët e gjykatës sot sikurse edhe ditëve të tjera po qëndrojnë në salla të gjykimeve duke e respektuar grevën që kanë nisur, në anën tjetër mërgimtarja nga Zvicra Mevlide Ilazi ka një porosi për udhëheqësit e vendit.

“Ju bëjë apel atyre qeveritarëve që mos t’i shikojnë vetëm hallet e tyre, sepse edhe ne kemi halle sa që as shleperat s’munden t’i qojnë. Thotë një fjalë popullore që druvari me gjoks nuk shtyhet, ndërsa këta e kanë bë gardh për vete, e për neve kanë vendos mur të betonit, por mos të harrojnë se populli s’është budallë, sepse populli është kamera më e madhe që i vëzhgon çdo ditë. Ju lutem punoni për këtë shtet e për këtë popull e mos lejoni që populli ta humb durimin”, u shpreh Ilazi.

Ndryshe, kërkesa e grevistëve të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtorët e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre. Kjo kërkesë e tyre vjen pas vendimit për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending