Connect with us

Ferizaj

Projekti i nisur për fontanë mbetet moçal

Published

on

U nis për fontanë e mbeti moçal. Muajt po kalojnë e komunarët ferizajas po vazhdojnë të punojnë para kësaj shëmtie që ndodhet tek objektit i komunës. Afër kësaj grope të famshme, po ndodhin edhe aktivitete të ndryshme kulturore, por sipas të gjitha gjasave ajo nuk e ka ndërmend të rregullohet. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, po arsyetohet se gropa ka mbetur për shkak se firma tenderuese nuk po e qet edhe asnjë guri, pa pasur mjete buxhetore, e “paratë e shkreta”, komuna nuk i ka.

“Ne jo se nuk kemi dashtë të merremi me gropën, natyrisht qe edhe neve na pengon, por faktikisht ne jemi para një obligimi kontraktual dhe nuk mund të ndërhyjmë brenda kësaj kontrate për shkak se ka obligime ligjore. E kemi kontaktuar disa herë me radhë firmën, por pronarët e saj nuk kanë pranuar të fillojnë punimet. Ne s’mundemi të bëjmë edhe asnjë zgjidhje, pasi që çdo ndërhyrje qe mund ta bëjmë është në kundërshtim me kontratën që komuna ka lidhur me këtë operator për projektin e sheshit. Hezitimi i operatorit është për shkak të kërkesës se komunës që aty të vazhdohet  të punohet në ndërrimin e kupëzave, sepse ne mbetemi brenda  qëndrimeve që nëse vazhdohet me punime në shesh duhet të ndërrohen kupëzat“, tha drejtori Arbër Bytyqi.

Kjo gropë dhe punët e projektit të sheshit në përgjithësi, shpesh janë kritikuar edhe nga i pari i komunës Agim Aliu. Ai ka thënë se krahas shumë problemeve të trashëguara nga qeverisja e kaluar është edhe ky projekt me shume shkelje ligjore.

“Gropa në fakt është simbolikë e të dyjave, edhe e borxheve edhe e drejtimit çfarë e kishte marrë qyteti i Ferizajt. Sigurisht që unë po përpiqem t’i shlyej borxhet dhe t’i jap një drejtim të ri zhvillimit të Ferizajt, gjithsesi mbi baza ligjore, prandaj kam angazhuar edhe Zyrën Ligjore për këtë çështje të këtij projekti, për faktin se ka punë që janë bërë ashtu siç i shohin për çdo ditë qytetarët e Ferizajt. Unë kam thënë edhe në seancën e Kuvendit që në asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë nuk kisha dashur të lejoj një gropë që e shoh për çdo ditë. Nëse një qytetar e sheh atë një herë në javë apo në muaj, unë e shoh çdo ditë pasi aty pranë parkohem, por kam qenë dhe mbetem konsistent si një njeri institucional dhe ligjor, do të vazhdoj të mbetem i tillë dhe po mundohem ta trajtoj këtë problem në këtë formë”, tha Aliu.

Sido që të jetë, derisa komunarët ta zgjidhin këtë problem me operatorin kontraktues qoftë përmes marrëveshjeve apo procedurave të tjera ligjore, stina kur qyteti i Ferizajt ka më së shumti mërgimtarë e turistë, si duket do të kaloj me këtë gropë jeshile nga algat, ndërkaq kur ato bien i ngjanë një moçali në qendër të qyteti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending