Connect with us

Ferizaj

Fermerët të shqetësuar për tërheqjen e masave mbrojtëse

Published

on

Vendimin për tërheqjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit nuk e kanë mirëpritur prodhuesit vendor.

Fermeri Muhamet Karalia nga fshati Pleshinë, i cili ka të mbjella 2 hektarë e 40 ari me perime të ndryshme, thotë se ky vendim i Qeverisë ua pamundëson shitjen e prodhimeve.

“Na dëmton se ne vjet e kemi parë vetin se ku jemi, pasi vitin e kaluar kanë ardhur artikuj të lirë nga Maqedonia e Serbia a ku po e di unë, aq shumë kanë ardhur artikuj të lirë sa që ne kemi punuar e kemi prodhuar pa fitim dhe 70% na ka shkuar dëm, e tash pasi i kanë liruar apet nuk është mirë, nuk është e drejtë, por ku po i dimë ne interesat e tyre”, tha Karalia.

Njohësi i fushës së bujqësisë dhe tregut  Avdullah Isufi, thotë se vendime për masa mbrojtëse kanë të gjitha shtetet e rajonit dhe se të tilla janë shumë të nevojshme për përkrahjen e prodhuesve vendor.

“Fermerët vendor vazhdimisht kanë kërkuar që produktet e tyre gjatë pikës së vjeljes të mbrohen pasi kanë një kosto të prodhimit të lartë ndërsa ndodhë që ato t’i shesin nën koston e prodhimit, Ministria e Tregtisë e ka vu një masë para disa ditëve që pastaj ka qenë e detyruar ta heq, por nuk ka bërë konsultime paraprake, vërtet është për të ardhur keq mënyra se si janë deklaruar, këto masa i praktikojnë të gjitha shtetet përreth, si Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi dhe masat që i marrin nuk i bëjnë publike në media, kemi rastin në Shqipëri vite të tëra bën barriera të tilla në patate dhe vezë në kohën kur vjen koha për eksport ata e mbrojnë produktin e vet dhe kemi parë storie kur prodhuesit tonë ankohen ministri jonë shkon në Tiranë dhe ata bëhen sikur nuk e kanë ditë dhe lajmëron se do ta heq këtë masë dhe kjo periudhë zgjatë një muaj kur vetëm se është arritur efekti atje, këtë ka qenë dashtë ta bëj edhe shteti ynë”, tha Isufi.

 “Sot po e qet taksën, ndërsa nesër po e heq dhe me i thanë importuesit zvogëloj çmimet nuk ka mundësi kjo, sepse depot janë të mbushura me mall, tani çka ka ndodhë me këtë veprim, për dy ditë që importuesit që kanë shti mallra, siç është një firmë në Ferizaj për dy ditë i ka ardh pagesa shtesë 5 mijë euro dhe ka pas humbje të mëdha, ndërsa tani është heq ai vendim i barrierave dhe tani kush ua jep ato pare kësaj firme dhe që tri-katër ditë jemi duke punuar pa tarifë, ndërsa sa importuesi ka hyrë në Kosovë vlera e tyre për dytë ditë ka qenë 1 milion euro, tani kush ua jep ato para atyre”, tha  Kastriot Shabani.

Për tërheqjen e masave mbrojtëse, të acaruar shprehen edhe qytetarët.

“Shumë gjynah po më vjen për fermerët tanë që e bëjnë prodhimin edhe nuk munden me shitë, shkon posht, duhet shteti në kufi me i ndalë, prej Greqisë vjen domatja duke e pasur këtu në vend, turp është”, tha Vehbi Terzia.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen  e masave mbrojtëse për pemë, perime dhe misër nuk zgjati më shumë se dy javë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending