Connect with us

Ferizaj

Pushteti krenohet për transparencë, shoqëria civile e kritikon

Published

on

Publikimi i një liste të disa lejeve ndërtimore për objekte të larta të banimit në Ferizaj, ka bërë që pushteti të krenohet me rritjen e nivelit të transparencës komunale. Por, kësisoj nuk po vlerëson shoqëria civile. Drejtues të organizatës  “Iniciativa për Progres”, kanë deklaruar se kjo listë e publikuar është gjysmake, pasi që nuk tregon hollësi për lejet e dhëna sipas ligjeve në fuqi. Albulena Nrecaj drejtoreshë e INPO-s, ka thënë se ky veprim është vetëm një hap i vogël drejt transparencës.

“Organizata INPO përmes takimeve me drejtorin e Urbanizmit qysh në fillim të marrjes së mandatit ka avokuar që këto leje të bëhen publike, por të bëhen publike në një format i cili është i gjenerueshëm dhe përmes të cilit mund të kërkohen edhe linçe të tjera. Nëse e shohim listën ajo është e kopjuar dhe e publikuar në ueb faqe si fotografi, mirëpo s’ka ndonjë link që nëse e klikon çon deri tek leja e lëshuar për të parë realisht se çfarë përmban vendimi. Po ashtu, këtu mungojnë edhe lejet e ndërtimit të kategorisë së parë, komuna është e obliguar t’i publikoj të gjitha llojet e lejeve jo vetëm ato të kategorisë së dytë”, tha Nrecaj.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se shoqëria civile duhet të kënaqet që për herë të parë komuna e Ferizajt ka publikuar dokumente të tilla.

“Ndoshta kjo mund të jetë e pamjaftueshme për shoqërinë civile, por ne kemi dashtë të japim mesazhin e qartë, të jemi komuna dhe qeverisja transparente. Nuk na pengon të shtojmë edhe kërkesa të reja dhe gjithçka çka është e mundur të plotësohet që ajo do të bëhet transparente. Të gjitha lejet që janë lëshuar nga qeverisja jonë janë publikuara, e ato të tjerat që kanë qenë para nesh ne nuk mund të japim llogari për to”, tha Aliu.

E, kur flitet për transparencë, INPO sjellë edhe fakte të tjera. Albulena Nrecaj tha se sot janë bërë 2 muaj që kur kanë kërkuar qasje në dokumente zyrtare në komunën e Ferizajt e përgjigje ende nuk kanë marrë.

“Organizata INPO me 4 qershor ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, pikërisht në Drejtorinë e Urbanizmit, ku ka kërkuar që t’i jepen të gjitha lejet për periudhën janar-31 maj 2018 dhe komplet lejet e lëshuara gjatë vitit 2017, e për të cilën INPO nuk ka marrë kurrfarë përgjigje zyrtare edhe pse të gjitha afatet ligjore për të na ofruar qasje në këto dokumente kanë kaluar. Po ashtu INPO ka bërë edhe ankesë tek Avokati i Popullit ashtu sikurse është e paraparë me ligj procedura e ankimimit. Pra, këtë nuk e shohim më shumë si gatishmëri të pushtetit për të publikuar dhe për të qenë transparent, por më shumë për shkak të presionit të shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupeve të interesit, pushteti po del me disa publikime sa për t’i pushuar zërat në një kohë të caktuar“, tha Albulena Nrecaj.

Përveç tjerash, INPO ka vlerësuar se lista e publikuar dje pas orarit të punës, është një shkas për të hulumtuar më thellë përmbajtjen e disa afateve ligjore në dhënien e lejeve, ku sipas kësaj OJQ-je, vërehet që komuna ka pasur qasje selektive ndaj investitorëve që kanë aplikuar për këto leje ndërtimi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending