Connect with us

Ferizaj

Merr flakë ”Mentori Center”, lëndohen dy zjarrfikës

Published

on

Mbrëmë pas orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, zjarri kaploi katin e tretë të qendrës tregtare “Mentori”. Pronari i kësaj qendre Rafiz Asllani, dyshon se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike. Ai thotë se dëmet nga zjarri janë shumë të vogla.

Ka qenë një defekt i natyrshëm, një defekt prej shtyllës deri në hyrje të objektit aty është bërë fërkimi i kabllove dhe është ndezur kabllo dhe intervenimi ka qenë nga brenda, djali i madh ka qëllu këtu dhe e ka shuar zjarrin derisa kanë ardhur zjarrfikësat zjarri vetëm se është lokalizu, pastaj kanë ardhur zjarrfikësat shumë shpejtë për çka edhe i falënderoj, dëme nuk ka, pak dëme ka, është thy një dritare për me shu zjarrin”, tha Asllani.

Gjatë intervenimit për të shuar zjarrin lëndime pësuan dy zjarrfikës.

“Kemi pasur disa lëndime të rënda nga tymi, pasi aty ka qenë zjarri afër rrymës dhe aty ka pasur shumë plastikë dhe plastika liron tym shumë të rëndë dhe i ka dëmtu zjarrfikësat në frymëmarrje, por sot janë mirë, jashtë rrezikut, njëri e ka pasur maskën tjetri jo, pasi njëri ka shku me i ndihmu kolegut dhe është lënduar, por tani është jashtë rrezikut”, tha Halil Osmani. komandant i Brigadës Zjarrfikëse.

Sipas komandatit të Brigadës Zjarrikëse në Ferizaj, shumica e zjarreve shkaktohen nga rryma për shkak të instalimit jo të mirë të saj.  Osmani tregoi se gjatë intervimeve kanë probleme me KEDS-in të cilët vonohen në ndërprerjen e energjisë në raste të tilla.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending