Connect with us

Ferizaj

Produktet me afat të skaduar, shqetësim për qytetarët

Published

on

Produktet me afat të skaduar, cilësia e dobët e ushqimit të importuar, skandalet e shpeshta me mishin e prishur si dhe mashtrimet me çmimet e artikujve, janë disa nga problemet me të cilat përballen pothuajse çdo ditë qytetarët e këtushëm.

Vetëm dje Inspektorati i komunës së Ferizajt ka hasur në një sasi të konsideruar të produkteve me afat të skaduar në njërin nga marketet që operon në Ferizaj.

“Para tri jave e kemi filluar fazën e dytë ku na ka rezultuar një gjendje relativisht e mirë me përjashtim ka qenë dje një supermarket ku nuk e ka pasur gjendjen e mirë, janë disa keksa e produkte të tjera ku një pjesë e tyre kanë qenë në rafte të shitjes dhe duke e pas parasysh këtë kanë qenë inspektorët sanitarë, të tregut  dhe mjedisit dhe atë sasi të produkteve e kanë asgjësuar dhe për të njëjtin subjekt do të inicohet procedura në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, theksoi Berisha.

Për produktet me afat të skaduar shqetësim shprehin edhe qytetarët. Mërgimtari Ekrem Nebihu, thotë se disa herë ka hasur në produkte të cilat nuk kanë pasur afat.

 ”Atje janë të gjitha të sigurta, me qenë afati i skaduar merren masa menjëherë e këtu është më ndryshe, kam hasur disa raste, por nuk mund t’i tregoj vendet, unë nuk e kam bërë të madhe, por kjo gjë është shumë e keqe e sidomos kur kam lexuar për mish të prishur është katastrofë”, tha Nebihu.

Në Inspektoratin komunal njoftuan se  gjoba për marketet që mbajnë produkte me afat të skaduar fillon nga 5 mijë deri në 50 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending