Connect with us

Ferizaj

Prindërit të shqetësuar për kushtet në shkollën ”Gjon Serreçi”

Published

on

Megjithë pastrimin dhe gëlqerosjen e klasave, gjendja në shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj vazhdon të mbetet e mjerueshme. Drejtori i kësaj shkolle Nazmi Heta, thotë se për gjendjen në të cilën ndodhet kjo shkollë i ka njoftuar të gjitha organet kompetente mirëpo asgjë nuk ka ndryshuar.

 “Objekti është i pastruar tërësisht, është i lyer me bojëra ndërsa në nyje sanitare kemi intervenuar shumë pak pasi ato janë në një nivel shumë të keq edhe pse kemi kërkuar ndihmë nga organet përgjegjëse si në nivelin komunal po ashtu edhe në Ministri, kemi dërguar me kohë edhe fotografi të objektit e kemi përshkruar edhe gjendjen në të cilën është objekti, kemi kërkuar që të intervenohet në disa segmente që janë më urgjente, kemi përmendur nyjet sanitare, dyshemetë dhe rrjetin elektrik, ne këtu ende i kemi siguresat klasike, nuk i kemi ende siguresat moderne të  cilat janë më të sigurta për shëndetin e fëmijëve , pra kemi ende një rrjet me mjete të stërvjetruara”, tha Heta.

I mllefosur për gjendjen e kësaj shkolle shprehet kryetari i Këshillit të Prindërve Ajet Hoxha. Ai thotë se nuk do të lejoj që nxënësit të vijojnë mësimin në këtë objekt.

“Nuk jemi assesi të kënaqur me gjenden sanitare, ndërsa unë nuk mund t’i lë më nxënësit kështu në këtë gjendje dhe mendoj ta ndëpres mësimin kur të fillon, e kemi këtu edhe shkollën e mjekësisë aty ka klasë me u zgjeru, por nuk po e lëshojnë, ndërsa përveç kësaj gjendje në këtë shkollë ora mësimore është 30 minuta, kjo është marri, 360 orë në vit po i humb një klasë”, tha Hoxha.

Kurse, drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, thotë se nuk kanë intervenuar në këtë objekt, pasi planifikojnë që pas një viti të ndërtojnë një objekt të ri për gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, ndërsa objektin e këtij gjimnazi ta shfrytëzoj shkolla “Gjon Serreçi”.

“Ne shumë shpejt do të fillojmë me ndërtimin e një shkolle të re e cila planifikohet të ndërtohet tek gjimnazi “Kuvendi i Arbrit”, në atë shkollë ne kemi planifikuar që do ta bartim gjimnazin “Shaban Hashani” dhe po shpresojmë që nga viti i ardhshëm ne do të mund të krijojmë hapësirë të re për “Gjon Serreçi”-n në mënyrë që t’i evitojmë këto probleme dhe t’u krijojmë nxënësve dhe mësimdhënësve por edhe prindërve komoditet më të madh për të pasur një proces edukativo-arsimor sa më të mbarë, ky është një premtim që do të realizohet shumë shpejtë, ne po besojmë që nga dita në ditë do ta fillojmë ndërtimin e shkollës së re dhe po besoj se tanimë vetëm se i ka ardhur fundi dhe unë kërkoj mirëkuptim nga nxënësit, mësimdhënësit e prindërit që të durojmë edhe një vit e pak, që ata kur të lirohen të lirohen me hapësira të mira”, tha Llabjani.

E derisa të ndodhë një gjë e tillë, 2400 nxënësit e kësaj shkolle do t’i vazhdojnë mësimet në këto kushte.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending