Connect with us

Ferizaj

Nis asfaltimi i rrugëve në Komogllavë

Published

on

Moti i mirë ka bërë që punët e investimeve kapitale në terren të vazhdojnë edhe këtë muaj. Sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt, qeverisja lokale ka nis të asfaltojë rrugë me gjatësi të ndryshme. Njëra ndër to është edhe rruga “Mulla Ademi”, ku për ta parë nga afër cilësinë e punimeve aty ishte edhe kryetari i komunës me ekipin e tij. U vlerësua se ky investim kësaj pjese të Komogllavës do t’ia kthej rëndësinë si njëra ndër zonat më të bukura dhe të pasura me drunj dekorativ.

“Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Komogllavë, një projekt me vlerë rreth 380 mijë euro ku do të bëhet asfaltimi i mbi 20 rrugëve në fshatin Komogllavë. Sot po fillojmë në rrugën “Mulla Ademi” e cila ka një gjatësi prej 880 metra dhe gjerësi 4.5 metër. Në ditët në vijim do të vazhdohet asfaltimi edhe i rrugëve të tjera në këtë fshat. Për fshatin Komogllavë, përveç këtyre rrugëve që i kemi paraparë në projektin e këtij viti, gjithashtu në buxhetin e vitit 2019, kemi paraparë edhe një projekt të ri për rrugët e fshatit Komogllavë dhe besoj që me atë projekt do të përmbyllen të gjitha rrugët e fshatit Komogllavë dhe nuk do të mbetet pa u asfaltuar asnjë rrugë më në fshatin Komogllavë pas përfundimit të këtij projekti të cilin e kemi paraparë në vitin e ardhshëm”, tha drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Këto investime në rrugë, banorët i vlerësuan si tepër të nevojshme.

“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për lagjen tonë dhe gjithë komunitetin që i bien këndej, pasi që fshatin po  e bënë tamam si periferi të qytetit. Prandaj kujtoj që migrimi më nuk është as i nevojshëm, pasi që këtu e kemi gjithë infrastrukturën e duhur. Megjithatë Komogllava ka edhe nevoja të tjera, sepse është një fshat i shkapërderdhur dhe ka nevojë për parqe, për fusha sportive e të tjera”, tha Aziz Rexhepi.

Përveç në Komogllavë, ditëve të ardhshme, sipas Drejtorisë së Infrastrukturës, me buxhet të komunës do të realizohen edhe një numër i konsideruar i projekteve kapitale gjithandej qytetit dhe fshatrave të kësaj komune.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending