Connect with us

Ferizaj

Pesë raste të dhunës në familje në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se sot ka pranuar pesë raste të dhunës në familje, nga stacioni policor në Ferizaj. Në këto raste janë përfshirë shtatë persona, për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Dhunë Familjare” dhe “Sulm”.

Në të gjitha këto raste, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprat penale të lartëcekura, ku dy prej viktimave kanë marrë edhe trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lidhur me këto raste, është njoftuar prokurori dhe lëndët janë në procedurë e sipër.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka shtuar se po i trajton me prioritet dhe seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Për tejkalim shpejtësie dy shoferëve u shqiptohet masa e ndalimit të vozitjes nga policia në Ferizaj

Published

on

Njësia policore e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje në trafik, pasi në dy raste të ndara, ata kanë tejkaluar gati dyfish shpejtësinë e lejuar për qarkullim të veturave.

Në rastin e parë, më 24.07.2025, rreth orës 01:57, njësia policore ka ndaluar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj një veturë Mercedes me targa të huaja, pasi shoferi A.I. (34 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 83 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 €, dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj .

Ndërsa me datë 25.07.2025, rreth orës 00:25, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një veturë BMW me targa vendore për kundervajtje trafiku, pasi shoferi E.R. (23 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 100 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Shpejtësia është matur me veturën inteligjente. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për posedim të drogës

Published

on

Dy persona janë arrestuar të hënën mbrëma në fshatin Dardani e Ferizajt, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 6.91 gramë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 4 persona pas plagosjeve me armë zjarri në Doganaj të Ferizajt

Published

on

Katër persona,  A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj thuhet se rasti ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, janë lënduar dy persona.

Dy të lënduarit, pas dhënies së ndihmës së parë nga Emergjenca e Ferizajt, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën  “BMW”. Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura të dyshuara, dy armë, 16 gëzhoja dhe një predhë që dyshohet të jenë shkrepur nga armët e përdoruara në këtë rast.

Continue Reading

Trending