Connect with us

Ferizaj

Asfaltohet rruga ”Shaban Gashi” në Ferizaj

Published

on

Ky projekt të cilin banorët e kishin kërkuar që një kohë të gjatë, nisi së realizuari sot në rrugën ”Shaban Gashi” në Ferizaj, rrugë kjo e cila lidhet me rrugën “Rexhep Bislimi”.  Banorët e mirëpritën këtë projekt, duke thënë se kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme.

“Më në fund u asfaltua pas 63 vjetëve,  63 vjet baltën e kemi pasur, këtu kanë kaluar nxënësit e kanë kaluar gjithmonë me vështirësi, kemi pasur shumë premtime, shumë herë kemi shkuar në komunë e kemi kërku me u asfaltu, po sot u ba kismet u kry”, tha Bektesh Bega, banor në rrugën “Shaban Gashi”.

Kurse, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se pushteti i kaluar kishte harrur që edhe kjo lagje është pjesë e qytetit.

“Këta qytetarë kanë pritur një kohë të gjatë, ajo çka dua të them në këtë rast është se këtu kam qenë para 6 viteve dhe kam parë që kjo lagje nuk ka të bëj asgjë me atë që është pjesë e qytetit dhe pikërisht duke qenë kështu kam pas përgatitur projektin e kanalizmit sepse ishte një gjendje e rëndë dhe ne e kishim realizuar, po ashtu në vazhdën e projekteve që kanë të bëjnë me këtë zonë unë kisha pas planifikuar edhe rrugën “Rexhep Bislimi” që lidhet me këtë lagje, pastaj çështjet e ujësjellësit, kanalizimit dhe kjo shumë ishte diku mbi 5 milionë euro në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane ishte projektuar që të vazhdonte edhe asfaltimi i kësaj rruge dhe rrugëve të tjera që ishin lidhëse me rrugën “Rexhep Bislimi”, mirëpo është për të ardhur keq që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur zonat urbane në të kaluarën, por ja që po e përmbyllim këtë investim dhe jam shumë i lumtur që po përfundon, por edhe më vjen keq për qytetarët e kësaj zone që kanë pritur kaq gjatë”, tha Aliu.

Sipas kryetarit të komunës, asfaltimi i kësaj rruge që është e gjatë 720 metra, buxhetit të komunës do t’i kushtoj mbi 70 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Trending