Connect with us

Ferizaj

”Feniks” përuron shtëpinë e 15 për këtë vit

Published

on

Familja Tërstena nga Talinoci i Muhaxherëve, përjetoi sot një gëzim të madh. Hyrja në shtëpi të re, e ndërtuar nga marketi ”Eli-Ab” dhe shoqata humanitare ”Feniks”, lumturoi këtë familje e cila jetonte në kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Gëzim më të madh në jetën time nuk kam pasur dhe as nuk do të kem, por i falënderoj shoqatën “Feniks” dhe “Eli-Abin” dhe të gjithë që kanë kontribuar, uroj që Allahu t’i shpërblej gjithmonë”, tha kryefamiljari AgimTërstena.

Kurse, kryetari i shoqatës “Feniks” Milaim Jashari, tha se falë vullnetmirëve që po kontribuojnë në shoqatën ”Feniks”, shumë familjeve po u zgjidhet çështja e banimit.

“Eli-Abi” gjashtë shtëpi i ka ndërtuar deri tani me neve, po ashtu është edhe një shtëpi që është  duke e rregulluar, unë e përshëndes shumë pronarin e këtij marketi, po ashtu edhe Fatmirin që ka dhënë dy ari truall, pasi kjo familje ka pasur shumë nevojë për shtëpi të re, pasi Agimi është me nevoja të veçanta dhe është në karrocë, vetë nuk ka pasur mundësi ta ndërtoj, ne si shoqatë nuk lodhemi dhe nuk do të lodhemi derisa na ndihmon ky popull”, tha Milaim Jashari.

Kjo është shtëpia e 15 që shoqata humanitare “Feniks” ka ndërtuar gjatë këtij viti, ndërsa në total numri i shtëpive të ndërtuara që nga themelimi i kësaj shoqate arrin në 231 shtëpi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending