Connect with us

Ferizaj

Ferizaj përmbush 18 obligime të MSA-së

Published

on

As më mirë e as më keq, rangohet edhe komuna e Ferizajt sa i përket përmbushjes së kritereve që pushteti lokal parasheh në procesin e integrimit evropian. Kjo u bë e ditur sot në një tryezë që Instituti “GAP” organizoi me rastin e publikimit të raportit hulumtues mbi zbatimin e Marrëveshjes së Stabilicim Asociimit në nivel lokal. Ky raport i cili parasheh arritjet dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Ferizajn e paraqet me 18 obligime të përmbushura, 14 pjesërisht të përmbushura si dhe 17 të papërmbushura.

“Janë një mori e obligimeve dhe veprimeve që MSA i kërkon nga Kosova dhe rrjedhimisht Kosova në shumë aspekte çalon në kuptimin e përmbushjes së këtyre obligimeve. Kur jemi tek niveli lokal i pushtetit vlen të ceket se përceptimi ekziston që integrimi evropian nuk është përgjegjesi e pushtetit lokal, mirëpo të dhënat flasin ndryshe, komunat kanë dhënë dhe vazhdojnë të jepin një kontribut të mirë në agjendën e procesit të integrimit. Fillimisht komunat janë angazhuar në procesin e ritadhesimit, pastaj kontributi i dytë është që lidhet me liberalizimin e vizave ku 27 kritere  nga 99 prej tyre janë agjendë e nivelit lokal”, tha Bekim Salihu nga Instituti ”GAP”.

Nga kriteret e përmbushura, si sfidë më e madhe e potencuar në këtë raport, del se komuna e Ferizajt e ka pasur mungesën e zbatimit të legjislacionit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, reformimin e administratës publike, mungesën e një plani të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit, mungesën e një zyreje në komunë për ndihmë juridike falas, ngecje në mbrojtje të shëndetit publik, e disa të tjera. Ndërkaq, si problem kryesor u tha se është mosfunksionimi i Zyrës së Integrimit Evropian, si dhe kapacitetet e komunës për të përfituar fonde që jepen nga Bashkimi Evropian.

“Vetëm sa për informacion BE-ja nëpërmjet instrumentit “IPA” në vitin 2017 i ka dhënë mundësi Kosovës që të thith 67 milionë euro, e Kosova nga këto fonde i ka marrë vetëm 31 milionë, ndërsa komunat pothuajse nuk kanë marrë fare nga këto fonde. Komunat do të duhet që Zyrat për Integrime Evropiane t’i orientojnë edhe në kuptimin strategjik të jenë në gjendje të aplikojnë në këto fonde që të cila janë mundësi e mirë për t’u përmbushur disa nga obligimet që qeveritë lokale i kanë karshi qytetarit”, tha Salihu.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët e vlerësuan këtë raport dhe u zotuan se do të angazhohen çdo ditë e më shumë për të zbatuar projektet që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe obligimet që kanë në këtë rrugë.

“Kryetari i komunës me të ardhë në pushtet ka pasur prioritet Zyrën për Integrime Evropiane, ku si staf mbështetës ka angazhuar edhe persona të tjerë, po ashtu është formuar këshilli ndërdrejtorial për zhvillim ekonomik, ku  top prioritet i këtij këshilli është aplikimi i komunës së Ferizajt në fondet e BE-së. Po ashtu në kuadër të kabinetit janë angazhuar edhe këshilltarë të jashtëm për këtë qëllim ku tashmë veç kemi aplikuar në disa fonde”, tha Selim Marevci nga kabineti i kryetarit Agim Aliu.

E, derisa zyrtarë të qeverisë lokale tregonin për arritjet që komuna po shënon në procesin e intergimit evropian, në anën tjetër përfaqësues të organizatës INPO, kritikuan komunën që kjo çështje lë shumë për të dëshiruar.

“Administrata komunale asnjëherë nuk e ka shpall asnjë konkurs, sidomos për ata që angazhohen me kontratë mbi vepër, për shembull e kemi pikërisht zyrtarin e Zyrës për Intergime Evropiane që është si punëtor me kontratë mbi vepër dhe ka hy pa kurrfarë konkursi. Pastaj kur jemi tek thithja e fondeve, komuna e Ferizajt prej vitit 2014, pra viti i fundit ka qenë ku ka zbatu një projekt prej donatorëve të huaj. E ka pasur mundësinë në vitin e kaluar për t’i trajnuar zyrtarët për thithjen e fondeve në “IPA” dhe çfarë kanë bërë e kanë emëruar një drejtor, tash ai nuk është më se u ndërru pushteti dhe asgjë askujt, thjesht as ky proces nuk menaxhohet mirë e mbarë”, tha Arbenita Topalli nga INPO.

Me qëllim që ky proces të ketë rezultate më të mira, Instituti ”GAP” rekomandon që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duhet të nisë një një proces të trajnimit të stafit për integrime evropiane nëpër komuna, me qëllim të rritjes së cilësisë së raportimit nga ana e tyre për nivelin e përmbushjes së MSA-së.  Si një një tjetër rekomandim nga ky raport, është së kryetarët e komunave duhet t’i ftojnë në të gjitha takimet e drejtorëve edhe zyrtarët për integrime evropiane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending