Connect with us

Ferizaj

Mbahet debat publik për shpronësimet shtesë në autostradën ”Arbën Xhaferi”

Published

on

Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Ferizaj u mbajt një dëgjim publik për shpronësimet shtesë që do të ndodhin në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit. Në këtë dëgjim morën pjesë dhjetëra pronarë të parcelave që ndodhen përreth kësaj autostrade, të cilët u informuan më detajisht për sipërfaqet e tokave që do t’u merren për këtë interes publik. Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit treguan se kjo është faza e parë e obligimeve ligjore  që duhet ta kryej kjo ministri, e më pas me këta pronarë tokash do të merren edhe ministritë e tjera përkatëse.

“Kryesisht brengat që dalin nga këto tubime publike janë si të njëjta, pronarët e tokave ankohen për çmimet, tek nevojat për shfrytëzimin e parcelave, tek rrugët, qasjet tek shuma e kompensimit, e të tjera. Përndryshe, procedurat e shpronësimit nuk janë të zvarritura, gjithçka do të ndodhë brenda ligjeve në fuqi“, tha Samir Broqi nga MMPH.

Në këtë diskutim publik pati vlerësime të ndryshme sa i përket këtij procesi. Disa pronarë parcelash  të cilët edhe në fazën e parë  kishin dhënë tokën e tyre për këtë autostradë, treguan për kontestet gjyqësore që kishin për çmimin e shpronësimeve, e disa të tjerë këtë proces e kanë pranuar ashtu siç kishte paraparë Qeveria e Kosovës.

“Kam ardhë prej Gjermanisë, për katër herë me radhë marrë pjesë në seancën e gjykatës, por fatkeqësisht avokati i Qeverisë së Kosovës kurrë nuk ka marrë pjesë dhe për këtë arsye ende nuk ka epilog për kontestin tim gjyqësor. Kjo është për të ardhur keq se si funksionojnë këtu institucionet. Unë jam ankuar, sepse nuk e kam pranuar çmimin e shpronësimit që i është bërë tokës time që e kanë marrë për autostradë”, tha Baki Thaçi.

“Mua tani po m’i marrshin edhe 90 metra tokë, kështu që jam i kënaqur me këtë proces, edhe në herën e parë më kanë shpronësuar tokë këndej dhe më kanë paguar me kohë, kështu që jam i kënaqur edhe me çmimin kur kihet parasysh se autostrada është një investim për të gjithë“, tha Shaban Qorrolli.

Dëgjimi publik është mbajtur për zonat kadastrale Babush i Ri, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Papaz, Sazli, Softaj, Pojatë, Talinoc i Muhaxherëve, Bibaj, Fshati i Vjetër, Komogllavë, Gërlicë, Rakaj dhe Sojevë. U tha se se procedurat e shpronësimit për sipërfaqet shtesë që po i duhen Ministrisë së Infrastrukturës për këtë investim kapital, do të marrin kohë 7 deri në 8 muaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending