Connect with us

Kosovë

Projektligji për lehonat parasheh edhe pagesën e nënave të papunësuara

Published

on

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka lansuar në konsultime publike Projektligjin e Punës dhe Projektligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror.

Sipas këtij projektligji, pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj, ku 3 muajt e parë do të paguhen nga punëdhënësi me 70% të pagës bazë, 6 muaj do të paguhen nga Qeveria me 50% të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muaj do të jenë pa pagesë. Në rast të lindjes së binjakëve apo më shumë fëmijëve, gruaja e punësuar ka të drejtë 18 muaj pushim të lehonisë, ku në bazë të këtij projektligji 4 muajt e parë do të paguhen me 70% të pagës bazë nga punëdhënësi, ndërsa 11 muaj të tjerë nga Qeveria me 60% të pagës mesatare në Kosovë, kurse 3 të tjerë pa pagesë. Projektligji i prezantuar sot nga ministri Reçica, parasheh që nënat lehona të papunësuara të marrin pagë bazuar në pagën minimale në Kosovë për 6 muajt e parë të lindjes së fëmijës.

Aty poashtu parashihet që nëna edhe babai të marrin 4 muaj pushim pa pagesë derisa fëmija t’i mbush dy vjet. Ministri Reçica, tregoi se  babai i fëmijës ka të drejtë pushimi me pagesë 10 ditë pas lindjes apo birësimit të fëmijës.

Konsultimet e këtyre projektligjeve do të zgjasin deri më datën 25 tetor, pastaj ato do të kompletohen me sugjerime dhe do të dërgohen në ekzekutiv.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Lirohen disa nga kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Published

on

Rreth orës 15:00, policia e Serbisë ka liruar disa qytetarët kosovarë të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi-Kosovë, ku një numër i tyre janë marrë në pyetje nga policia serbe.

Sipas njoftimeve që vijnë nga udhëtarët atje, tash së fundmi, policia serbe ka filluar t’ua kthej dokumentet e konfiskuara dhe disa nga autobusët kanë vazhduar rrugëtimin.

Continue Reading

Kosovë

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi duke akuzuar Beogradin për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në X,  Kurti tha se qytetarët e bllokuar në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë ,  përfshirë fëmijë,  janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Von Cramon i kërkon Serbisë lirimin e menjëhershëm të udhëtarëve nga Kosova

Published

on

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikë kalimet kufitare të Serbisë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Që nga mbrëmë, qindra kosovarë janë ndaluar dhe po mbahen në zonat neutrale të pikë kalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera përshirë Kroacinë dhe Hungarinë. Aty janë bllokuar edhe shumë autobusë të kompanive kosovare kurse udhëtarëve u janë marrë dokumentet identifikuese derisa ata kanë mbetur në zonat neutrale pa ushqime dhe pa kujdes mjekësor.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Continue Reading

Trending