Connect with us

Ferizaj

Fillon ndërtimi i shkollës profesionale në Ferizaj

Published

on

Pamjet e lopatave me beton vazhdojnë të jenë imazhet kryesore të investimeve kapitale në Kosovë. Kjo ndodhi edhe sot në Ferizaj me rastin e vënies së gurthemelit të një shkolle të mesme profesionale. Për ta nisur këtë objekt arsimor që financohet nga Qeveria e Kosovës me një kosto prej 2 milionë euro, kishte ardhë edhe ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi. Ai tha se investimet e kësaj natyre janë prioritet i politikave shtetërore të vendit, ndërsa u zotua se kjo ministri do ta monitorojë kohën dhe cilësinë e punimeve të  ndërtimit të kësaj shkolle.

“Jemi zotu edhe si ministri që të bëjmë angazhime që të rinjve tanë t’iu sigurojmë jo vetëm një edukim të mirë, por edhe një orientim të drejtë për të ardhmen e tyre dhe konsideroj se orientim më i drejtë sesa shkollat profesionale nuk do të ketë. Kjo është edhe arsyeja kyçe pse kemi vendosë prioritet shkollat profesionale”, tha ministri Bytyqi.

Idea bazë për një shkollë profesionale, sipas kryetarit të komunës Agim Aliu, vjen pikërisht nga kërkesat e bizneseve në Ferizaj për të pasur kuadro të profileve të ndryshme profesionale. Aliu tha se së shpejti komisioni profesional do të hulumtoj terrenin për të parë nga afër se cilat janë nevojat kryesore për profilet që në të ardhmen do të jenë në këtë shkollë.

“Gjithsesi ka pasur gjëra të munguara, pasi që shpesh ne fiksohemi pas disa drejtimeve të caktuara pa provuar diçka të re. Unë mendoj se duhet të kemi një shoqëri më sfiduese dhe duhet të kemi nxënës me sfidantë dhe ne po e ofrojmë pikërisht këtë mundësi. Përderisa në Agjencinë Kombëtare janë mbi 400 profesione ne shumë pak nga ato kemi nxjerrë dhe shumë pak kemi aplikuar, prandaj besoj që me një studim që do të bëhet bashkërisht  këshilli i arsimit dhe trupat e tjera profesional do të nxjerrin pikërisht ato profesione që iu përshtaten kërkesave të tregut”, tha Aliu.

Në këtë hapësirë prapa gjimnazit “Kuvendi i Arbrit”, ku sot filloi ndërtimi i shkollës së re profesionale, në një të ardhme të afërt u tha se do të ndërtohet edhe pishina gjysmë olimpike, e cila sipas komunarëve, do të shërbej pikërisht për shkollat e këtushme.

Gjatë kohës sa qëndroi në Ferizaj, ministri Bytyqi vizitoi edhe Qendrën e Kompetencës në këtë qytet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt 17 orë pa rrymë, KEDS dhe KOSTT ende pa ndonjë sqarim

Published

on

Qendra e Ferizajt vazhdon të mbetet pa energji elektrike për rreth 17 orë, ndërsa ende nuk ka ndonjë sqarim publik nga KEDS, KESCO apo KOSTT lidhur me ndërprerjen.

Sipas të dhënave në aplikacionin eKESCO, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Phase Short Circuit”, i cili ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur disa zona të qendrës së qytetit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesën e rrymës për një periudhë të gjatë.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se kur pritet rikthimi i furnizimit me energji elektrike.

Continue Reading

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Trending