Connect with us

Ferizaj

Fillon ndërtimi i objektit të gjimnazit ”Dr.Shaban Hashani”

Published

on

Shumica prej tyre janë mësimdhënës të gjimnazeve të Ferizajt. Janë mbledhur sot këtu dhe po e festojnë nisjen e një objekti shkollor në të cilin do të bartet gjimnazi gjuhësor dhe shoqëror “Dr. Shaban Hashani”.  E, kur në vendngjarje erdhi kryetari i komunës me ekipin e tij, profesorët nuk i ikën traditës shqiptare për t’u rreshtuar e për ta përshëndetur atë, gjithsecili për dore. Dikur radha i erdhi edhe simbolikës së famshme “lopatës me beton”. Këtu kryetari u tregua modest, duke i dhënë përparësi profesorit të historisë Kemajl Vladi, i cili së shpejti do të dalë në pension dhe drejtoreshës së shkollës së mjekësisë. Ndërtimi i kësaj shkolle të re, nisi pikërisht në hapësirën ku tashmë po bëhet një kompleks i objekteve arsimore, ku aktualisht ndodhet gjimnazi shkencor “Kuvendi i Arbrit”. Ky investim u vlerësua mjaftë i nevojshëm nga kreu i komunës, i cili tha se prioritet  i kësaj qeverie është përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së arsimit në këtë komunë.

“Kjo godinë që përbëhet nga 29 klasë dhe disa kabinete përfundimisht do t’i mundësoj qeverisjes lokale të zbatoj me efikasitet më të lartë reformën e ndërmarrë në arsim, si dhe të mundësoj riplanifikimin e shfrytëzimit të hapësirave shkollore, me theks të veçantë të shkollës “Gjon Serreçi”, e cila aktualisht nuk përmbush kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit. Kjo shkollë e mesme do të thotë që do të krijohen dhe do të mundësohen kushte edhe më të mira të punës, në mënyrë që të avancohet puna profesionale e profesorëve, mësimdhënësve, por në të njëjtën kohë edhe që nxënësit të kenë kushtet më të mira që të marrin atë që japin mësimdhënësit tanë, profesorët tanë. Sigurisht se është edhe një mundësi që ne të bëjmë një riplanifikim dhe pikërisht ne kemi zgjedhur këtë lokacion edhe javën e kaluar kur vendosëm gurthemelin e shkollës profesionale edhe sot kur po vendosim gurthemelin e kësaj shkolle, që të kemi një ambient të mirë dhe të kemi një lloj kompleksi të arsimit, respektivisht të shkollave në kuadër të një kompleksi të përgjithshëm që ne kemi bërë në kuadër të planifikimeve urbane për këtë zonë”, tha Agim Aliu.

U bë e ditur se ndërtimi i objektit të gjimnazit “Dr. Shaban Hashani”, projekt ky tre vjeçar,  do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt 17 orë pa rrymë, KEDS dhe KOSTT ende pa ndonjë sqarim

Published

on

Qendra e Ferizajt vazhdon të mbetet pa energji elektrike për rreth 17 orë, ndërsa ende nuk ka ndonjë sqarim publik nga KEDS, KESCO apo KOSTT lidhur me ndërprerjen.

Sipas të dhënave në aplikacionin eKESCO, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Phase Short Circuit”, i cili ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur disa zona të qendrës së qytetit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesën e rrymës për një periudhë të gjatë.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se kur pritet rikthimi i furnizimit me energji elektrike.

Continue Reading

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Trending