Connect with us

Ferizaj

Nis ndërtimi i sallës së edukatës fizike në Balaj

Published

on

Me duartrokitje të pandërprera u prit sot në fshatin e tij të lindjes, kryetari i Ferizajt Agim Aliu. E, këtë entuziazëm nxënësve të shkollës së fshatit Balaj, Aliu ua ktheu me nga një tungjatjeta gjithsecilit.

Në oborrin e shkollës “Pavarësia” në Balaj, sot nisi ndërtimi i një salle të edukatës fizike e cila u tha se do t’iu shërbej nxënësve, por edhe gjithë banorëve të këtij fshati.  Në përurimin e këtij projekti, kryetari Agim Aliu tha se qeverisja e tij po i kthen investimet tek sporti me qëllim të largimit të fëmijëve nga dukuritë negative.

“Ajo që ne sot punojmë është që vërtetë e ardhmja e sigurt këtu dhe që njerëzit mos të frikësohen nga e ardhmja këtu dhe fakti që ne investojmë në arsim është sigurt bazament që ne ecim rrugës së duhur. Ky nuk do të jetë investimi i vetëm në komunën e Ferizajt, kjo do të jetë një sallë e edukatës fizike që në radhë të parë do t’u shërbej  banorëve të këtij lokaliteti, por edhe gjithë grykës së Nerodimes. Këso salla do të realizojmë edhe në lokalitete të tjera. Me këtë investim ne dëshirojmë t’i shmangim nxënësit nga dukuritë deviante”, tha Aliu.

Projekti për ndërtimin e sallës së edukatës fizike po konsiderohet si më i qëlluari në këtë fshat.

“Kjo kërkesë ka qenë e kahmotshme, për një sallë të tillë kemi pasur nevojë edhe ne mësimdhënësit, por më së shumti vet nxënësit. Prandaj, mund të them lirisht ky projekt do të jetë në funksion të së mirës për nxënësit e këtushëm”, tha drejtoresha e shkollës, Safete Tahiri.

Ky projekt komunës së Ferizajt do t’i kushtoj rreth 300 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending