Connect with us

Ferizaj

Banorët e rrugës “Ndre Mjeda” në hall me kanalizimin

Published

on

Banorët e rrugës “Ndre Mjeda” në Ferizaj, ka më shumë se një muaj që vuajnë nga kundërmimi i kanalizimit, i cili ka depërtuar nëpër oborret e tyre. Për gjithë këtë problem ata fajësojnë një fqinj të tyre, i cili, sipas banorëve ka bllokuar kanalizimin në atë pjesë. Banorët kërkojnë nga komuna që t’ua bëj një zgjidhje sepse në këtë gjendje nuk po mund të jetojnë.

“Ky problem është që një muaj, është mbyllur kanalizimi, unë nuk banoj në këtë hyrje, por është shtëpia e vëllaut këtu dhe një ditë kur hyra brenda në shtëpi prej erës nuk u durojke pasi kanalizimi ka hyrë edhe brenda.  Kanë qenë të komunës e kanë këqyr  kanë thënë e rregullojmë, por duket që e kanë lënë në harresë, ky problem ka ardhur kur një kojshi e ka mbyll kanalizimin, për vete e ka zgjidhjen, e ka maru një shtëpi mbi kanalizim e po i pengon era atij, është në pronë të tij, e tash ne jemi bllokuar, po vjen era në të gjitha anët”, tha banori Gani Tërstena.

“Jemi 15 shtëpi, shaktat janë izoluar, tani një shi me ra nuk kemi ku shkojmë as në këmbë as me kerre, ndoshta kojshia ka të drejtë se është në mexhë të vet, tani ne nuk kemi ku të shkojmë, kemi qenë në komunë thonë hajt se vijmë ndërsa nuk vijnë hiç, është keq kjo pasi mua më është mbyllur gypi krejt”, tha Sylejman Xhaferri.

“Që dy muaj ditë kanalizimin na e kanë mbyll, era na mbyti, me ba me ra shi mos vet për ne”, tha një banore tjetër.

“Kur është bërë kanalizimi ka ardhur nëpër oborr tonin, por nuk kemi pasur telashe, tash është bërë kjo telashe pa prit, na ka njoftuar kojshia që bllokohet kanalizmi na ka dhënë afat një muaj, por ne nuk kemi mundur me bë zgjidhje, komuna na thotë me bë zgjidhje mes veti, por ne nuk mundemi me bë zgjidhje se mundemi me pas telashe mes veti dhe me të vërtetë është shumë vështirë dhe nëse bjen një orë ose dy shi do na hyjë kanalizimi brenda në shtëpi”, tha Fitim Xhaferri.

Për të marrë një përgjigje nga komuna e Ferizajt, Tv Tema kontaktoi me drejtorin e Infrastrukturës Arbër Bytyqi, drejtorin e Shërbimeve Publike Arben Halili dhe Inspektoratin Komunal, mirëpo ata duke mos pranuar të prononcohen për këtë çështje hodhën përgjegjësinë tek njëri tjetri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending