Connect with us

Ferizaj

”Caritas Kosova” me projekte kundër trafikimit me qenie njerëzore

Published

on

Në Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, drejtori i organizatës Caritas Kosova, e cila me projekte të ndryshme angazhohet kundër kësaj dukurie, tha se trafikimi me qenie njerëzore është shqetësues për Kosovën marrë parasysh rritjen e kësaj dukurie në vend.

“Në projektin për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor antitrafikimi i personave, ne bashkëpunojmë me strukturat përgjegjëse siç është njësia policore apo shkollat, por mbështetje për të realizuar një projekt nuk kemi, përpos bashkëpunimit që bëjmë. Sa i përket efikasitetit të organeve të rendit, unë mendoj se në rajon jemi shoqëria më pozitive në ecjen e realizmit të ligjeve apo kritereve që bashkësia ndërkombëtare i ka vendosur si kriter, pasi nuk është aspak më mirë edhe në shtetet e rajonit, por prapë ka shumë mangësi, por edhe shumëçka varet nga faktori ndërkombëtar që jemi të varur, por mjafton që ne të kemi një dëshirë të mirë dhe të përdorim kapacitetet tona, siç është rinia jonë që me i mbështet”, tha Viktor Sopi.

Sopi, tregoi për projektet që janë duke realizuar me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë për këtë dukuri negative.

“Caritas Kosova mundohet të jap kontributin e vet në parandalimin e kësaj dukurie, kështu që ne e kemi përkthyer një film  “Edhe drunjtë flasin” bashkë me Televizionin Tema, film ky ku flet për një dukuri negative e cila rrezikon ecjen e njeriut e sidomos të rinjve nga trafikimi, këto ditë presim të realizojmë edhe filimin me metrazhë të shkurtër, gjeneza e projektit është që të sensibilizohen strukturat, përgjegjësit adekuat, qofshin edhe njësia policore, arsimi, ligjëruesit, arsimtarët që ky fenomen i cili rrezikon njeriun, të riun, të jetë në një mënyrë i parandaluar që mos të merr përmasa të mëdha kjo dukuri në shoqërinë tonë”, tha Sopi.

Sopi, tha se rol kryesor në parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese duhet të luaj shteti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Manastirc të Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës që ta caktojë masën e paraburgim prej 30 ditësh të dyshuarit Leutrim Fejza për vrasjen e Bekim Varit në Manastirc të Ferizajt.

Viktima ishte raportuar i zhdukur derisa trupi i tij u gjet më 5 shkurt 2025, nga disa persona në malet e fshatit Manastirc.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura, ka privuar nga jeta viktimën Bekim Vari dhe i njëjti më pas e ka groposur viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve.

Leutrim Fejza u arrestua të mërkurën, më 5 shkurt 2025 dhe aktualisht  gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër persona të dyshuar që po përgatisnin një vrasje

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin për përgatitje të një vrasjeje.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se mes Prishtinës dhe Pejë, të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po merrnin armët për kryerjen e vrasjes.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet më tej në njoftim.

Tre nga të arrestuarit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami Krasniqi

Published

on

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami (Tahir) Krasniqi.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë prodhuese “Ferplast”.

Njoftimi u bë nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 30.01.2025, në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit në Fshat të Vjetër.

Continue Reading

Trending