Connect with us

Ferizaj

Për 9 muaj 140 raste të dhunës në familje në Ferizaj

Published

on

Vetëm në 9 mujorin e këtij viti, në rajonin e Ferizajt janë shënuar rreth 140 raste të dhunës në familje. Këto statistika u bën të ditura sot nga  Policia e Kosovës, në hapje të  fushatës për parandalimin e kësaj dukurie. Udhëheqësi i i hetimeve në Policinë rajonale të Ferizajt, Refki Morina, tha se rritja e numrit të rasteve po shkon paralelisht me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për t’i raportuar rastet e tilla.

“Derisa më parë ka pasur hezitim për t’i lajmëruar rastet e dhunës në familje tani është ngritur vetëdija e qytetarëve ku raportimet janë shumë më të shpeshta, si duket më kjo dhunë nuk po tolerohet, prandaj në me këtë kuptojmë që besimi për t’i paraqitur rastet në polici po ashtu është në rritje, por edhe sensibilizimi medial po kryen efektin e vet”, tha Morina.

Ndërkaq, përfaqësues të qeverisë lokale të Ferizajt në hapje  fushatës “Respekto familjen për t’u respektuar”, konsideruan se mobilizimi i të gjitha institucioneve është mjaftë i nevojshëm.

“Duke qenë të shqetësuar me këtë çështje ne si pushtet vazhdimisht po angazhohemi së bashku edhe me akterë të tjerë që të bëjmë aktivitete së pari për të ngritur vetëdijen qytetare që dhuna në familje nuk është zgjidhje. Është me rëndësi që secili nga ne të shfrytëzoj të gjithë potenacialin që ka për të lobuar çdo kund që është prezent me aktivitetin e tij për të këqijat që sjellë kjo dukuri negative”, tha nënkryetari i Ferizajt Naim Ferati.

“Ne duhet të forcojmë sistemin tonë dhe të sigurohemi që bartësve të dhunës t’iu jepet dënimi adekuat, sepse Kosova, e në veçanti komuna jonë, nuk toleron akte të tilla. Shoqëria jonë ka nevojë të adresoj dukuritë që e kërcënojnë mbarëvajtjen e saj dhe mirëqenien e qytetarit. Përpjekjet tona duhet të përqëndrohen në veçanti në krijimin e një ambienti në të cilin fëmijët tanë rriten me kujdes, në dashuri dhe qasje në shkollim”, tha kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi.

Fushata që ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje, u tha se do të zgjasë disa ditë dhe do të ketë shtrirje nëpër shkolla e institucione tjera publike, ku do të jepen këshillat e nevojshme se si duhet raportuar dhuna dhe çfarë masa duhet të merren ndaj rasteve që kanë të bëjnë me këtë dukuri të shëmtuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending