Connect with us

Ferizaj

Marrëveshja e komunës me Caritasin përplas pozitën e opozitën

Published

on

Propozim-vendimi për miratimin e draft-marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes komunës dhe ”Caritas Kosovës” për të rikthyer projektin “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në komunën e Ferizajt”, ishte pika e cila ngjalli debat në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

“Gëzohemi që keni gjetur fuqinë për me bë  këtë marrëveshje me ”Caritas Kosovën”, por na brengos fakti që vihet në pah mungesa e guximit të kryetarit të komunës për me nënshkru një marrëveshje të tillë dhe me pa të drejtë për me ua bartë anëtarëve të Kuvendit Komunal”, tha Burim Karameta nga LDK.

 “Nuk mund të pajtohem në asnjë mënyrë me Karametën sa i përket guximit të kryetarit për të nënshkruar një dokumnet, kryetari jonë njihet që nuk ka guxim, por nuk ka guxim të nënshkruaj marrëveshje që janë të dëmshme dhe rrezikojnë  jetën e qytetarëve dhe sa i përket nënshkrimit të kësaj marrëveshje edhe në të kaluarën është bërë nga asambleja komunale për arsye të aspektit procedural”, tha Naim Ferati, nënkryetar i komunës.

“Kisha pyetur drejtorin e Shëndetësisë a keni me i marrë prapë punëtorët që i keni larguar”, tha Yllka Neziri nga LDK.

“Ata që i keni marrë ju dhe që nuk kanë përgatitje nuk do të pranohen asnjë”, tha drejtori i Shëndetësisë, Besnik Berisha.

Diskutimet nuk përfunduan me kaq. Debati vazhdoi ashpër mes ish-drejtorit të Shëndetësisë Burim Karameta dhe atij aktual Besnik Berisha.

“Nuk pres prej drejtorit aktual me i ditë këto gjëra se nuk i dinë e nuk ka me i mësu asnjëherë, shyqyr që s’ka me i shku mandati i tij deri në fund, ajo që më brengos është se ka mjekë të papunë në komunën e Ferizajt dhe unë nuk e di nëpër faqe publike që është një konkurs i hapur për mjekë, por juve që ju shkoj jeta t’u vajtu për borxhe mundem me ju tregu që katër vite mandat në marrëveshjen me ”Caritas Kosovën” ne kemi lënë diku 167 mijë euro borxh, ndërsa gjatë vitit 2018 pa i pasur 200 punëtorë janë diku 350 mijë euro borxhe që ka kriju kjo qeveri”, tha Karameta.

“Karameta nuk ka qëndru në vend të punës e unë rri, nuk ka asnjë mjek pa punë, është konkursi çdo herë i hapur për mjekë dhe ti kur ke qenë drejtor s’ke ditë sen dhe të ka mbet marak me qenë drejtor edhe një mandat dhe është dëshirë e jotja mos me qenë unë drejtor, por kjo varet prej atij lartë dhe kryetarit Agim Aliu”, tha Besnik Berisha.

Debati vazhdoi tutje me propozim-vendimin për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në komunën e Ferizajt, si vazhdimësi e komisionit të kaluar.

 “Ne kemi pasur një komision që ka punuar dy vite, ka qenë komision i formuar nga të gjitha partitë politike dhe ai komision ka pas përfundu punën e vet, ka dalë me një raport të punës dhe mendojmë se ai raport duhet të dalë në Kuvend dhe të miratohet dhe më pas nëse kemi nevojë për komision të përkohshëm që ka ndonjë kërkesë jemi për, por tani ne jemi që ai komsion që është paguar dy vite të dalë në Kuvend”, tha Imri Hashani nga LDK.

“Unë mendoj se para se të merret ky vendim duhet të marrim një vendim për anulimin e vendimit paraprak, atë të komisonit që tha Imria dhe puna e atij komsioni jo që duhet të miratohet e të vlerësohet, por ata duhet me shku në burg qind për qind, vendimi i Kuvendit ka qenë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve që kanë qenë të paemërtuara, ndërsa ata kanë bërë ndryshime në emërtime dhe e kanë ngatërruar aq keq sa që ka pasur konflikte mes qytetarëve”, tha Xhavit Zariqi nga AAK.

Në këtë mbledhje u propozua që Komitetit për Politikë dhe Financa t’i shtohet edhe një anëtar nga Lëvizja Vetëvendosje, emri i së cilit do të bëhet i ditur në mbledhjen Kuvendit Komunal. Asamblistëve iu procedua edhe raporti financiar për periudhën janar-shtator 2018, për të cilin në Komitet pati lëvdata edhe nga opozita.

Ndalohet përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Tv Tema.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending