Connect with us

Ferizaj

Pakënaqësi rreth ndarjes së çmimeve në Festivalin e Teatrove

Published

on

Vendi ku për 8 netë priti shumë mysafirë sot u kthye në gjendjen e mëparshme. Simbolet e Festivali të Teatrove u larguan nga teatri i qytetit deri në organizimin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, një ditë pas mbylljes së festivalit, ku edhe u ndanë çmimet për 7 shfaqjet konkurruese, dolën në pah pakënaqësitë e para për festivalin e sivjetmë.

 “Sinqerisht mora guximin të flas, por të gjitha ato që i kam në shpirt dhe në mendje nuk mund t’i them, festivali është festë, por ky festival mbrëmë është shndërruar në një pakënaqësi si asnjëherë më parë, i kam vërejtur fytyrat e aktorëve, flas për jurinë, kam besuar tek profesori Fadil Hysaj e aktori Nexhat Xhokli mirëpo pse bëhen këto gabime me këtë bagazh që kanë këta dy, nuk po flas për Blertën se ajo është shumë e re në këtë aspekt, por për ata dy unë jam i befasuar”, tha aktori Dashnim Rexhepi.

“Jam me përvojën më të madhe në kulturë vetëm me krahasu të kaluarën me tashmë nuk jemi në rregull në asnjë lëmi, kam punu këtu 33 vite kur vinte publiku me pa pjesën teatrale shumica dilnin duke qajtur prej përshtypjeve të shfaqjes, ka pasur rregulla e organizim në nivel,  nuk është shikuar paraja sikur tani, çmimet i kam shiku edhe pse nuk i kam përcjellur të gjitha shfaqjet, por juria ka shkuar politikisht jo sipas realitetit, për mua juria nuk ka qenë objektive, e kanë favorizuar vetëm një pjesë”, tha Osman Berisha.

Kurse, drejtori i Festivalit të Teatrove në Ferizaj  Fatmir Hyseni, shprehet i kënaqur me mbarëvajtjen e festivalit, por edhe me ndarjen e çmimeve.

“Kanë konkurruar  ato shfaqje ose produksione që kanë menduar se janë më të mirat dhe ne kemi pasur edhe një përzgjedhje dhe jemi munduar që të sjellim të gjitha zhanret e teatrit në festivalin e Ferizajt, në përgjithësi organizimi ka qenë shumë i mirë, në festival gjithmonë ka pakënaqësi në ndarjen e çmimeve mirëpo është vendim i jurisë e cila merr atë vendim dhe unë besoj se juria është shumë kompetente, ka qenë një profesor siç është Fadil Hysaj, Blerta Neziraj regjisore mjaftë  e mirë dhe Nexhat Xhokli aktor me përvojë, do të thotë këta kanë marrë vendimet për çmimet e festivalit dhe ne si staf i Ferizajt nuk kemi bërë asnjë presion”, tha Hyseni.

Në edicionin e 48-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, çmimet kryesore iu ndanë shfaqjes ”Gratë” realizuar nga teatri shqiptar i Shkupit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Trending