Connect with us

Ferizaj

Shfaqja “Gratë” e Teatrit të Shkupit fiton çmimet kryesore në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Published

on

Shfaqja “Gratë” e realizuar nga teatri shqiptar i Shkupit, është shfaqja fituese e edicionit të 48-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, i cili është mbajtur përgjatë 8 netëve në qytetin e Ferizajt.

Juria e përbërë prej Fadil Hysajt,  Blerta Rrustemit-Nezirajt dhe Nexhat Xhoklit, vendosi që shfaqjen me regji të Qendrim Rijanit, ta shpërblej edhe për regjinë më të mirë, për rolin e dytë femër të luajtur nga Amernis Jovanovska-Nokshiqi, si dhe iu nda çmimi i gazetarëve.

Regjisori i shfaqjes fituese të këtij edicioni, Qendrim Rijani, tha se për këto çmime kanë punuar shumë.

“Jemi përpjekur vazhdimisht për të qenë pjesë e këtij festivali, po ashtu ishim pjesë e këtij festivali edhe në kohën e rimëkëmbjes të sij për ta nderuar, sigurisht që pastaj është kënaqësi të jesh pjesë e këtij festivali që nga viti në vit shfaqjet janë më të ngritura, sivjet ishte fati i teatrit shqiptar edhe pse kishte vlera nga të githa trupat teatrale, për neve është kënaqësi të marrësh katër çmime në këtë edicion dhe falënderoj gjithë trupën e tetarit shqiptar”, tha Rijani.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj Xhemile Murati- Shabani, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, tha se teatri i Ferizajt pati nderin të jetë nikoqir i aktorëve me renome botërore Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktari.

“Përshëndes të gjitha trupat teatrore pjesëmarrëse, po ashtu edhe publikun që ishin çdo natë, ne kishim nderin që hapjen e festivalit e bëm me një shfaqje mysafire ngë Franca dhe kishim nderin që kishim aktorin e mirënjohur Rexhep Mitrovica dhe aktorin Arben Bajraktari”, tha ajo.

Në edicionin e 48-të të Festivalit të Teatrove aktori më i mirë i Festivalit u shpall Shpëtim Selmani, për rolin në shfaqjen “Zoti i Masakrës” të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërkaq aktorja më e mirë Elia Zaharia nga Teatri i Korçës.

Në këtë festival me çmime u nderuan edhe Vjosa Abazi nga  teatri “Adriana” për rolin episodik, Avni Shkodra nga Teatri i Gjilanit për rolin dytësor, Sanka Ferri dhe Mentor Berisha nga Tetari i Prizrenit për kostumografinë dhe skenografinë më të mirë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Trending