Connect with us

Ferizaj

Marrëveshja e komunës me ”Caritasin” e paligjshme, thotë LDK

Published

on

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ferizaj, përmes një konference me gazetarë ka reaguar sot edhe njëherë për zhvillimet që ndodhën në dy seancat e fundit të Kuvendit Komunal. Gëzim Kokollari nga kjo parti, ka paralajmërur se për legjitimitetin e mbajtjes së mbledhjes së dytë të Kuvendit do të kërkojnë përgjigje tek organet qëndrore. Me këtë rast, Kokollari ka përmendur disa nga arsyet pse marrëveshja mes komunës me ”Caritasin” nuk ka bazë ligjore.

“Rregullorja 04/2017 është rregullore që është  nxjerr në fund të vitit 2017, ndërsa kontrata paraprake ka qenë në vitin 2016 dhe vitet e mëhershme, kështu që nëse kryetari Aliu do ta kishte kaq seriozisht çështjen e punësimit të qytetarëve të këtushëm do ta vazhdonte një kontratë të tillë, por tani më pasi që ekziston kjo rregullore në nenin katër të saj thotë se parimet e përgjithshme të financimit të projekteve të OJQ-ve, në pikën 1.1 është konkurrueshmëria, që do të thotë se për çdo shumë që komuna subvencionon organizata duhet të bëj thirrje publike për të mos iu mohuar e drejta askujt“, tha Kokollari.

Gjatë kësaj konference, dega e LDK-së tregoi se bashkë me Vetëvendosjen e këtushme do të thërrasin një senacë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt për projektin “Bashkimi i Qytetit”.

“Ne mendojmë që ky projekt nuk ka kaluar asnjëherë përmes Kuvendit Komunal si organi më i lartë dhe është një kontratë që mendojmë se nuk ka bazë ligjore. Në këtë kontekst në si opozitë pasi që nuk mund të kemi veprime ekzekutive mund ta sqarojmë qytetarin e Ferizajt, të kërkojmë sqarime shtesë se në çfarë baze ligjore është bërë kjo kontratë, prandaj këtu ka shumë hapësirë për dyshime dhe shumë pakënaqësi nga qytetarët, ndërsa në çdo seancë dhe çdo vendim që merr ky pushtet po shihet që kjo qeverisje është e shfrenuar pas shpenzimeve të tekeve të tyre në projekte jo të menduara dhe të studiuara mirë”, tha Kokollari.

Për këto akuza të LDK-së nuk deshi të prononcohet askush nga zyrtarët e qeverisë lokale të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending