Connect with us

Ferizaj

Shteti nuk i mbron banorët e rrugës ”Astrit Bytyqi”

Published

on

Se organet e shtetit në Ferizaj kanë nisur të dorëzohen para shkeljes sistematike të ligjit në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban, e flet edhe fakti se banorët e rrugës “Astrit Bytyqi” nuk po mund të gjejnë mbrojtje nga shteti, edhe pse Gjykata e Apelit të Kosovës para dy javësh ua ka vazhduar masën e përkohshme të sigurisë nga një ndërtim i lartë që po ndodh në atë rrugë.

Agim Salihu, përfaqësues ligjor me prokurë i propozuesve të masës së përkohshme të sigurisë, thotë se me vendimin e Gjykatës së Apelit është kthyer në fuqi masa e përkohshme e sigurisë e cila do të duhej të zbatohet nga organet shtetërore menjëherë, deri në një vendim tjetër të gjykatës për vazhdim apo anulim të saj.

“Gjykata e Apelit duke vendosur sipas ankesës sonë, ankesën tonë e ka pranuar në tërësi duke prishur vendimin që ka të bëj me shpalljen e Gjykatës Themelore në Ferizaj si gjykatë inkompetente dhe proceset e tjera që janë marrë në lidhje me atë vendim, meqë lënda është në hetuesi për shkak të një peticioni që daton nga viti 2017 janë njoftuar edhe organet hetuese dhe prokuroria për rastin e caktuar nuk kemi hasur në mirëkuptim, ka pasur lëvizje tek sektor të ndryshëm e persona të tjerë duke ditur se në bazë të nenit ky vendim mbetet në fuqi dhe ka qenë obligim i gjyqtarit të Gjykatës Themelore që të bëj zëvendësimin e kësaj mase të përkohshme apo të anuloj në tërësi kërkesën tonë për masën e përkohshme dhe kjo nuk është bërë dhe si i tillë vendimi është në fuqi. Unë si përfaqësues pardje kam marrë ftesën për seancë, por nuk e di se ku janë qëllimet e zhagitjes së këtij procesi edhe pse këto procese janë të natyrës së shpejt, lënda është caktu tek më datë 06 dhjetor të vitit 2018, e në fakt masa është dhënë për shkak se mbrojtësit e mi kanë vështirësi në sigurimin e jetesës së tyre të natyrës infrastrukturore e çështje të tjera”, tha Salihu.

Avokati Salihu, tha se gjykatësi Ardian Ajvazi i cili fillimisht caktoi propozimin për masë të përkohshme, ua kishte konfirmuar disa herë atij dhe banorëve se pas vendimit të Apelit masa e përkohshme e sigurisë është akoma në fuqi, mirëpo deri tash as Inspektorati komunal e as Policia nuk kanë ndërmarrë asgjë në drejtim të ndalimit të punimeve në këtë lagje.

“Së pari këtë proces duhet ta zbatoj vetë inspektorati i ndërtimit përmes mbikëqyrjes që do ta bëj, edhe atyre u është prezantuar kopja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, nuk kemi reagim të shtetit, mendojmë se ndoshta ekziston një pajtueshmëri që të gjitha organet janë të involvuara në këtë proces, por neve na duhet zgjidhje dhe shpejtësi”, tha Salihu.

TV TEMA ka kontaktuar me telefon gjyqtarin Ajvazi që të pronocohet lidhur me këtë rast, mirëpo ai gjatë pasditës së sotme i ka ikur përgjigjes, duke thënë se nuk deklarohet për një rast që është në proces.

Kontesti në rrugën “Astrit Bytyqi” ka filluar që nga viti 2015, kur komuna e Ferizajt nisi procedurën për ndryshimin e destinimit të  tokës nga ndërtimi i ulët në të lartë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe me vullnetin e banorëve të kësaj lagjeje, ndërsa shkeljet kanë kulminuar sivjet kur palës ndërtuese i është dhënë leja për ndërtim të lartë, në një zonë e cila sipas planeve rregullative në fuqi është zonë e ndërtimit të ulët.

Në lidhje me ndryshimet e destinimit të tokave në këtë zonë të qytetit,  në Gjykatën e Ferizajt është në proces edhe gjykimi kundër drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i cili akuzohet se ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e shqyrtimit të ankesave të pronarëve të tokave në këtë lagje, gjykim i cili vazhdon të hënën, më 5 nëntor, në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending