Connect with us

Ferizaj

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për projektin ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Lidhjen Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje në Ferizaj i bëri bashkë një qëllim. Këto dy parti opozitare kanë mbledhur 15 nënshkrime të asamblistëve  përmes të cilëve kanë deponuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Opozita e bashkuar po kërkon që në këtë seancë të ftohet në interpelancë ekzekutivi për të dhënë më shumë sqarime për projektin “Bashkimi i Qytetit”, meqë konsiderojnë se ai nuk ka bazë ligjore.

“Ne sapo deponuam një kërkesë në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale dhe statusit të komunës dhe rregullorës së Kuvendit për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme ku ne si LDK dhe VV jemi dakorduar që si anëtarë Kuvendi, por edhe si qytetarë të kësaj komune kemi nevojë të kemi më shumë informacione rreth këtij projekti të rëndësishëm, pasi që ne mendojmë se këtij investimi i mungon baza ligjore”, tha Gëzim Kokollari nga LDK -ja.

Ndërkaq, Enver Haliti nga Vetëvendosje, tha se kërkesa e përbashkët e opozitës  për një seancë të jashtëzakonshme vjen pas shumë kritikave dhe kërkesave që kanë bërë individualisht në çdo takim me ekzekutivin dhe legjislativin, por për të cilat komunarët asnjëherë nuk ua kanë vënë veshin.

“Ne si opozitë e bashkuar së bashku më LDK-në dhe me asamblistin që tashmë ka nënshkruar Nehat Mustafa, presim që kryetari i komunës me ekipin e tij të na jap sa më shumë informata dhe sqarime se në çfarë baze ligjore është duke e zbatuar këtë projekt kapital në qendër të qytetit.  Dihet që për projektin në fjalë kemi reaguar disa herë edhe atëherë kur është miratuar buxheti për vitin 2019 dhe kemi thënë se ai investim nuk është paraparë në asnjë dokument të planifikimit të komunës së Ferizajt. Do të thotë, nuk ka pasur diskutime publike dhe asnjëherë nuk është njoftuar Kuvendi kur dihet se është një projekt milionësh dhe prek zemrën e qytetit, kemi parë se veç sa kanë filluar punimet janë paraqitur problemet e para me dëmtimin e infrastrukturës nëntokësore, thjesht po realizohet një projekt pa ndonjë projekt detal dhe nuk dihet se kush do të jap përgjegjësi për dëmtimet e përditshme”, theksoi ai.

Opozita thotë se Kuvendi Komunal në bazë të rregulloreve në fuqi është i obliguar që këtë seancë të jashtëzakonshme ta ftoj brenda tri ditësh. Ndërkaq, e kontaktuar përmes telefonit, kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi- Bytyqi, tha se sapo ta marrë këtë kërkesë do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimin që e parasheh ligji.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending