Connect with us

Ferizaj

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit Faik Grainca

Published

on

Seanca shqyrtuese ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, ka vazhduar edhe sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Deklaratën e lënë në gjysmë e vazhdoi dëshmitari Imri Haliti, i cili është edhe palë e dëmtuar dhe bartës i peticionit të pronarëve të shtëpive në rrugën ”Astrit Bytyqi”. Ai tha se kërkesën kundër miratimit të Planit Zhvillimor Komunal, i cili parasheh destinimin e tokave nga ndërtimi i ulët në atë të lartë, e ka tërhequr dikush tjetër në emër të tij.

“Ne nuk kemi paraqitur kërkesë për shfuqizm të këtij vendimi, kush e ka paraqit atë kërkesë ne nuk e dimë, edhe pse aty është thirrë në emrin tim, pasi ka qarkulluar informata se është shfuqizuar vendimi për pezullimin ne kemi shkuar në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe jemi interesuar mandej ata na e kanë ofruar një kopje të këtij vendimi, do të thotë edhe komisioni edhe vendimi janë marrë në mënyrë urgjente një ditë para mbledhjes së Kuvendit, kush e ka bërë këtë nuk e dimë, por nga sekretari na është thënë personalisht se është duke u bërë e padrejtë, por kemi presione po ju ndjekne rrugën ligjore”, u shpreh Haliti.

Haliti akuzoi ish-drejtorin Grainca se një kërkesë të një familjes që jeton në rrugën ”Astrit Bytyqi” e ka shndërruar në peticion dhe në bazë të atij peticioni janë miratuar ndryshimet e destinimit të tokave në atë zonë.

“Te peticionet e kundërta aq sa i kemi parë ka pasur edhe fëmijë, por ajo nuk ka qenë peticion, por kërkesë e anëtarëve të familjes, por drejtori e ka shndërruar në peticion, ajo ka qenë kërkesë e Izer Ramadanit ku e ka përfshi familjen e vet, por jo edhe nënshkrimet, pasi fëmija nuk dinë me nënshkru, por Drejtoria e Urbanizmit për ta rritur numrin e peticionit të kundërt e ka shndërru në peticion, këtu mendoj se  nuk ka falsifikim, por ka keqpërdorim të detyrës zyrtare, se falsifikim këtu nuk ka, pasi nuk ka nënshkrime të falsifikune, por i ka marr për bazë këta fëmijë për me rrit numrin”, tha Haliti.

Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca dhe dy personave të tjerë, është ndërprerë me kërkesë të prokurorit  Arben Ismaili, për shkak të angazhimeve që ai kishte. Seanca e radhës është caktuar për 29 dhe 30 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending