Connect with us

Ferizaj

Kuvendi i Ferizajt të martën mban seancë të jashtëzakonshme

Published

on

Seanca e jashtëzakonshme të cilën po e kërkon opozita e Ferizajt, do të mbahet të martën që vjen. Pas marrjes zyrtare të kërkesës për një mbledhje të tillë, kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi,  tha se ftesat për seancë të jashtëzakonshme do të bëhen nesër.

“I kemi 15 nënshkrime dhe unë si kryesuese e Kuvendit në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale jam e obliguar që të thërras seancën që po kërkohet dhe besoj që nesër do ta bëj ftesën për seancë, ku në bazë të afatit ligjor ajo do të zhvillohet të martën. Pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi për projektin “Bashkimi i Qytetit”, ku aty do të marrë pjesë drejtori përkatës për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave që kanë asamblistët”, tha Gashi – Bytyqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, kanë kërkuar po ashtu që në këtë seancë të jashtëzakonshme të marrë pjesë edhe kryetari i komunës Agim Aliu, pasi që edhe vet projekti “Bashkimi i Qytetit” është njëri nga investimet që është premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore.

“Po, unë patjetër që do t’i përmbahem kërkesës, pasi që edhe jam e obliguar për një gjë të tillë, prandaj edhe ftesën kur ta bëj do ta bëj për të gjithë, do ta ftoj kryetarin dhe gjithë ekzekutivin, por edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Ferizajt”, tha Gashi – Bytyqi.

E, derisa kryesuesja e Kuvendit u zotua se do ta kryej obligimin ligjor për ta ftuar një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të dy partive opozitare në Ferizaj, ajo nuk është e sigurt që kjo mbledhje do të ketë kuorum të mjaftueshëm për t’u mbajtur.

Në qarqe të këtushme politike po flitet që në seancën e kërkuar nga opozita e bashkuar, mund të mungojnë anëtarët e Kuvendit që vijnë nga radhët e PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së, si shenjë hakmarrje për seancën e fundit ku mungoi opozita.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending