Connect with us

Ferizaj

Klasa e parë në Mirosalë e mbingarkuar me nxënës

Published

on

Procesi mësimor në klasën e parë të shkollës fillore “Mejdi Xhaferri”, në fshatin Mirosalë po zhvillohet me vështirësi. E gjithë kjo për shkak të numrit shumë të madh të nxënësve në një klasë. Numri prej 38 nxënësish brenda një klase, po ia pamundëson zhvillimin normal të punës mësueses Meleke Imeri, e cila duhet të punoj me secilin nxënës veç e veç kur dihet rëndësia që ka për fëmijë klasa e parë e shkollës.

“Jam mësuese e klasës së parë, po shihet që janë 38 nxënës, nuk ka mundësi brenda një ore mësimore me i verifiku të gjithë, e sidomos kur i mësojnë shkronjat, më duhen katër orë mësimore me i shti me lexu të gjithë, kjo është gjendja, janë nga 3 nxënës me një bankë, kemi edhe ankesa nga prindërit sepse këta janë fillestarë dhe duhet të angazhohemi shumë me ta, pyesin se kur do të bëhet një zgjidhje”, tha Meleke Imeri, mësuese e klasës së parë në shkollën “Mjedi Xhaferri”.

Kurse, drejtori i kësaj shkolle Naim Bytyqi, tha se ka disa muaj që kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit për ndarjen e kësaj klase, por se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Shumica e prindërve që i kanë fëmijët aty janë ankuar  pikërisht tek unë si drejtor dhe unë ankesat e tyre i kam përcjellur edhe në Drejtorinë e Arsimit, por edhe kërkesën e kam bërë para disa muajve, me fillim të vitit shkollor kërkesa ka qenë e deponuar në Drejtorinë e Arsimit, ne në atë kërkesë kemi kërkuar  të bëhet ndarja në dysh e kësaj klase, pasi 40 minuta ora mësimore po i bie që asnjë minutë të plotë nuk mundet mësuesja t’i përkushtohet një nxënësi. E kemi mundësinë që të ndahet në dysh kjo klasë, por na nevojitet vetëm një mësues apo mësuese. Nga Drejtoria na është thënë që gjoja buxheti është i limituar dhe nuk kemi marrë dritë jeshile, por në të ardhmen po shpresojmë dhe po presim që të na bëhet një zgjidhje dhe do të ndahet kjo paralele”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se janë duke e shqyrtuar kerkesën e drejtorisë së shkollës ”Mejdi Xhaferri”, mirëpo tash për tash nuk mund të bëjnë zgjidhje për shkak të pamundësisë për të futur në listë të pagave mësimdhënësin që do ta angazhojnë atje, por theksoi se një problem i tillë do të zgjidhet në gjysmëvjetorin e dytë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending