Connect with us

Ferizaj

PAI kritikon Danush Ademin për manipulim me projektet e komunës

Published

on

Investimet që po ndodhin në fshatin e tij, në Dubravë të Ferizajt, deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi  po i përuron me video të drejtpërdrejta nga faqja e tij e facebookut.

“Pas këtij asfaltimi këtu në ”Sallahane” do të ndodhin edhe investime të tjera, po ashtu dy rrugë janë gati për asfalt edhe në fshatin Dubravë dhe kësisoj aty ku numri i votuesve është më i madh normalisht që edhe prioritetet e investimeve do të realizohen njësoj”, ishte shprehur deputeti Ademi.

Por, si duket këto investime infrastrukturore që po kryhen me buxhet të komunës së Ferizajt, kanë hasmuar edhe më shumë partitë politike që i takojnë komunitetit ashkali. Një reagim të ashpër për veprimet e deputetit Ademi, e bëri sot Partia e Ashkalinjve për Integrim. Kryetari i kësaj partie në Ferizaj, njëherit edhe zëvendësministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Qazim Rrahmani, ka kritikuar Danush Ademin e PDAK-së që investimet e qeverissë lokale po ia atribuon vetës dhe partisë së tij. Rrahmani, thotë se në këtë mënyrë Ademi po i kepërdor projektet kapitale të cilat po realizohen në vendbanimet e komuniteteve pakicë.

“Ne PAI jemi të befasuar dhe shprehim keqardhje me politikën manipuluese  dhe joserioze nga subjekti politik PDAK dhe deputeti i saj Danush Ademi se si ka guxim dhe të drejtë që punët e komunës që zhvillohen për qytetarë të komunitetit tonë t’i marrë si meritë personale dhe të subjektit të tij. Ademi duhet t’i kërkoj falje komunës dhe qytetarëve për manipulimin dhe propagandën politike që po zhvillon, sepse asnjëherë qytetarin ashkali nuk do të mund askush ta mashtroj, ka ardhur koha e ndryshimit dhe humbja e manipuluesve ordiner politik”, tha Rrahmani.

Rrahmani, ka shprehur frikën që banorët e vendbanimeve me ashakli mund të bien pre e naivitetit, duke besuar që investimet po kryhen nga Danush Ademi dhe jo nga kryetari Agim Aliu.

“Ne e kuptojmë që vetëdijësimi i qytetarëve tonë ndoshta është më i dobët dhe nuk mund ta dinë saktë se kush janë investitorët e projekteve që ndodhin në vendbanimet e tyre, por këta manipulues janë duke u qit pluhur syve të tyre për t’ia humbur edhe meritat kryetarit Agim Aliu. Është e turpshme se si deputeti i Parlamentit të Kosovës del para bagerave dhe thotë live se ja çfarë investimesh po kryejmë ne në komunën e Ferizajt”, tha Qazim Rrahmani.

E, derisa zëvendësministri nga PAI shprehu potpuri kritikash në adresë të deputetit të PDAK-së  Danush Ademi, ky i fundit edhe gjatë udhëtimit vazhdon me lumturinë e tij.

“Muzikë, e kur punët të shkojnë mirë gjithandej edhe në parti ia vlenë të dëgjosh muzikë”, ishte shprehur Ademi në një video të postuar në facebook.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending