Connect with us

Ferizaj

Kolonel Macaraeg merr detyrën e komandantit të KFOR-it amerikan

Published

on

Koloneli Roy J.Macaraeg është komandanti i ri i KFOR-it amerikan në Kosovë. Në ceremoninë e sotme të pranim-dorëzimit të komandës në kampin Bondsteel afër Ferizajt, ishte edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland.

Në përfundim të mandatit të tij, komandanti i deritanishëm i brigadës shumëkombëshe lindje, koloneli Nick Ducich, tha se është i nderuar që shërbeu në Kosovë. Pos falënderimit për njësitin polak, rumun dhe atë turk që ndihmuan në mbarëvajtjen e raporteve të mira mes komuniteteve në Kosovë, Ducich u shpreh falënderues edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policinë e Kosovës, FSK-në dhe komandën e ushtrisë së Serbisë për zhvillimin e 369 operacioneve  të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Ndërkaq, në konferencën e tij të parë për media pas pranimit të detyrës,  koloneli Roy J.Macaraeg, u shpreh për vazhdimësinë e të gjitha detyrave të përcaktuara për misionin e KFOR-it  pa ndonjë ndryshim esencial.  Ai tha se edhe përkundër tensioneve të izoluara që kryesisht lidhen rreth procesit të dialogut, gjendja në Kosovë është e qetë.

Koloneli 45 vjeçar Roy J.Macaraeg, është komandant i brigadës së këmbësorisë në Havaje e cila është  pjesë e Gardës Kombëtare Amerikane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Trending