Connect with us

Ferizaj

LDK akuzon pushtetin për shantazhe

Published

on

Anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së në Ferizaj, Burim Karameta, ftoi gazetarët para komunës për t’i shprehur publikisht disa akuza në adresë të pushtetarëve të këtushëm. Ky opozitar ferizajas po thotë se ky pushtet gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, ka dëshmuar se është qeveri e shantazheve, shpifjeve dhe linçimeve. Sipas Karametës, ditëve të fundit ka pasur largime nga puna të punonjësve shëndetësor, si dhe parregullsi të shumta që lidhen direkt me të drejtat e punëtorëve të këtij sektori.

“Është bërë në mënyrë shantazhuese të punëtorëve të ndryshëm në baza diskriminuese ku me vete posedoj disa nga deklaratat e këtyre punëtorëve që kanë dhënë dorëheqje nga pozita duke mos pranuar ndërrimin  e vendit të punës për shkak të shantazhimit. Po ashtu, kemi edhe një tjetër deklaratë të punëtores tjetër shëndetësore e cila është detyruar të jap dy deklarata të ndryshme për shkak të moskomunikimit nga punëdhënësi dhe gjithashtu edhe nga shantazhimet. Gjithashtu, keni parë tashmë edhe në media që punëtori i larguar për mitmarrje është shpallur i pafajshëm, e që pushtetarët e kanë linçuar të njëjtin. Po ashtu, Inspektorati i Punës para dy ditësh ka shpallur të padrejtë urdhërin apo vendimin e kësaj qeverie që punëtorët shëndetësor të punojnë në orët e natës pa ndonjë kriter, por vetëm për shkak të urdhërit qeveritar duke shkelur çdo të drejtë të këtyre punëtorëve dhe ligjet në fuqi”, tha Karameta.

Gjatë kësaj paraqitje publike, anëtari i LDK-së Burim Karameta, ka kritikuar drejtues të shëndetësisë në Ferizaj se nuk kanë punuar asgjë në sigurimin e aparaturave të reja, ndërsa po e harxhojnë paranë publike duke i riparuar veturat zyrtare të cilat po dëmtohen qëllimisht.

“Deri më tani asnjë investim në aparaturë apo edhe asnjë aparaturë e vetme nuk është blerë për institucionet e shëndetësisë së këtushme. Gjithashtu, njeriu që ka qenë punëtori më i zellshëm i autoparkut pa të drejtë është suspenduar nga puna, ku presim që pas vendimit të organeve të drejtësisë ai t’i kthehet punës. Po ashtu, është e padrejtë prishja e veturave që kanë qenë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve, janë prishur dhe po shkatërrohen dhe po tentohen të riparohen nga paraja publike edhe pse sipas informacioneve të sigurta ato janë dëmtuar me faj të drejtuesve komunal të shëndetësisë”, tha Burim Karameta.

Në këtë konferencë me gazetarë, Karameta ka vlerësuar se qeveria aktuale po i ngjan një qeverie autoritare e diskriminuese mbi baza partiake.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending