Connect with us

Ferizaj

Promovohet libri “Vorbullave të Historisë” i autorit Abdullah Zymberi

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve të sotme që u shënuan për 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968, në Qendrën e Kulturës të këtij qyteti, u promovua libri “Vorbullave të Historisë” nga autori ferizajas Abdullah Zymberi. Ky libër i cili përshkruan ngjarjet historike dhe sakrificën e popullit shqiptar prej vitit 1968 e deri në vitin 1999, u tha se lexuesit i sjellë fakte që tregojnë se komuna e Ferizajt la gjurmë në kohë, duke u bërë shpeshherë pikëtakim i shumë aktiviteteve me peshë historike për kombin shqiptar. Redaktori  Rrahim Sadiku, vlerësoi se libri “Vorbullave të Hisotrisë” trajton kryesisht ngjarje madhore, luftëra që e nderuan kombin dhe ata udhëheqës që u shndërruan simbol për kombin.

“Ky libër shpalos guximin shqiptar gjatë shekujve dhe sakrificat madhore për liri dhe atdhe, ato janë të dukshme dhe të dokumentuara kudo. Qëndresa kundër pushtimit sllav e grek dhe dëshira për të pamundësuar ndarjen trojeve shqiptare nga vendimet që u morën në Shën Stefan, në Kongresin e Berlinit, shkaktuan një vrag të këqijash për shqiptarët, edhe pse këto troje të copëtuara shqiptarët nuk u nënshtruan kurrë plotësisht, nuk u dorëzuan, nuk u lodhën dhe nuk e ngushtuan respektin, krenarinë për qenien shqiptare”, tha Sadiku.

Vlerësime për librin, dhanë edhe kritik letrar të kësaj ane.

“Një pjesë e konsiderueshme e librit “Vorbullave të Historisë” lidhet me Ferizajn dhe me të kaluarën e me ngjarjet e rëndësishme historike që ndodhën në të. Autori na jep të dhëna për fillet e jetës së këtij qyteti, për lidhjet e menjëhershme të këtij vendbanimi me rrjedhat historike të kohës dhe me rolin e rëndësishëm që ka Ferizaj e rrethina me Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e vitit 1900-1912 kundër synimeve të perandorisë osmane dhe shteteve fqinje”, tha Banush Imeri.

“Dikush ose shumëkush mund të shtroj pyetje pse shumë po merremi me të kaluarën dhe proceset e saja. Unë mendoj se duhet të merremi se shumë procese historike për dhjetëra arsye ende i kemi të paqarta, të paqëndrueshme në këmbët e veta dhe të mjegulluara që kërkojnë sqarime“, u shpreh Enver Zhinipotoku.

E, autori i librit “Vorbullave të Historisë”, Abdullah Zymberi, tha se këtë libër e ka shkruar duke u bazuar në përvojën e gjatë politike, nga leximi i shumë veprave, si dhe nga mbajtja e shënimeve personale.

“Viti 1968 ishte vit sharmant në të gjitha fushat dhe asnjëherë nuk mbeti borxh në lëvizjet e tyre. Ai vit edhe një herë i riaktualizoj shqiptarët e asaj kohe që janë ende skllavë të modernitetit evropian”, tha ai.

Në këtë promovim libri morën pjesë qytetarë të shumtë, shumica prej të cilëve pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending