Connect with us

Ferizaj

Dita e Flamurit në Ferizaj shënohet me homazhe

Published

on

Për t’i nderuar dëshmorët e kombit, qindra qytetarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike, si dhe struktura të tjera të qytetit, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Gafurr Bytyqi, vlerësoi se kjo datë historike është festa më madhështore që ka populli shqiptar.

“Kjo datë ndërlidhet me shumë aktivitete kombëtare dhe patriotike, kështu që ne duhet te jemi krenarë dhe të lumtur që shënojmë këso ditë. Një sakrificë madhështore e bënë dëshmorët e kombit, ata përparësi i dhanë atdheut, kombit dhe bashkimit kombëtar dhe jo interesave të tyre biznesore e familjare, prandaj ftoj qytetetarët e  këtij vendi që të bashkëpunojnë dhe të kultivojnë kulturën e bashkimit dhe unitetit të kombit tonë, kurrë mos ta gëzojmë Serbinë. Kujtoj që amaneti i dëshmorëve madje i ka kapërcyer pritjet tona në rrethanat se si është çliruar Kosova dhe si na kanë ndihmuar të tjerët, unë jam shumë i kënaqur me këto arritje, nuk kanë të ndaluar, ato duhet të shkojnë deri në fund për t’u plotësuar  amaneti i dëshmorëve”, tha Gafurr Bytyqi.

Të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në homazhet që organizohen në nderim të dëshmorëve, u shprehen edhe familjarët e dëshmorëve të kësaj ane. Vëllai i heroit Rexhep Bislimi, Kemajli Bislimi, tha se progreset që po arrihen në vendin tonë i motivojnë edhe më shumë për të besuar në të ardhmen.

“Më lejoni që në këtë festë mbarëkombëtare të bëjmë një dimension të evokimit të së kaluarës jo të lehtë, por të dhimbshme, madje dhe njëkohësisht edhe të të arriturave që kemi pas këtyre nëntorëve të njëpasnjëshëm të cilat na japin një motiv shtesë që e ardhmja është më premtuese sesa ajo që kemi lënë pas”, tha Bislimi.

Përveç homazheve, në komunën e Ferizajt nuk pati ndonjë aktivitet tjetër që shënoi Festën e Flamurit, ndërkaq përpos institucioneve publike sot nuk punuan pothuajse edhe shumica e firmave private të këtij qyteti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending